Makinat e prodhuara në Kinë mund të ndalohen së importuari në SHBA

Në shkurt, presidenti Biden tha se politikat e Kinës mund të vërshojnë tregun amerikan me automjetet e saj, duke paraqitur rreziqe për sigurinë tonë kombëtare dhe se ai nuk do ta lejojë këtë të ndodhë në kohën e tij

Kina është prodhuesi më i madh në botë i makinave

Presidentit Joe Biden i është kërkuar t’i ndalojë importet e makinave elektrike të prodhimit kinez në SHBA.

Kryetari i Komitetit Bankar të Senatit, senatori Sherrod Brown, shkroi se “Mjetet elektrike kineze janë një kërcënim ekzistencial për industrinë amerikane të automobilave”.

Komentet e tij janë më të fortat ende nga çdo ligjvënës amerikan për këtë çështje, ndërsa të tjerë kanë kërkuar tarifa të larta për të mbajtur automjetet elektrike kineze (EV) jashtë vendit.

Në shkurt, Shtëpia e Bardhë tha se SHBA po hapte një hetim nëse makinat kineze paraqesin rrezik për sigurinë kombëtare.

Në shkurt, presidenti Biden tha se politikat e Kinës “mund të vërshojnë tregun tonë me automjetet e saj, duke paraqitur rreziqe për sigurinë tonë kombëtare” dhe se ai “nuk do ta lejojë këtë të ndodhë në kohën time”.

Uashingtoni mund të vendosë kufizime lidhur me shqetësimet se teknologjia në makinat e prodhuara në Kinë mund të “mbledhë sasi të mëdha të dhënash të ndjeshme për drejtuesit dhe pasagjerët e tyre”, tha Shtëpia e Bardhë.

Vitin e kaluar, vlera e mallrave që SHBA bleu nga Kina ra me pak më shumë se 20% në 427 miliardë dollarë. Në të njëjtën kohë, eksportet e SHBA në Kinë ranë me 4% në pak më pak se 148 miliardë dollarë./ BBC.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika