Makshana: Qeveria me një vendim nuk mund t’i ulë pagat e gjyqtarëve

Instituti i Kosovës për Drejtësi vendimin e Qeverisë në lidhje me uljen e pagave të gjyqtarëve dhe prokurorëve ka thënë se një vendim i tillë duhet të anulohet urgjentisht dhe se për të ndërmarrë një hap të tillë duhet të ketë ligj dhe jo vetëm me një vendim qeveritar të ulet paga

Lavdim Makshana, IKD

Në një lidhje direkte në emisionin FIVE, Lavdim Makshana nga Instituti i Kosovës për Drejtësi ka thënë që ulja e pagave të gjyqtarëve dhe prokurorëve nuk mund të bëhet vetëm me një vendim qeveritar dhe se ky institut e kundërshton një veprim të tillë nga ana e qeverisë.

“Ky vendim i Qeverisë së Kosovës është kundërshtuar ashpër nga Instituti i Kosovës për Drejtësi dhe organizata të tjera të shoqërisë civile të cilat vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për uljen e pavgave për gjyqtarët dhe prokurorët e shohin si vendim i cili është në kundërshtim me standardet kushtetuese dhe i njëjti vendim është marrë duke u bazuar në fakte të pavërteta me të cilin vendim edhe tashmë janë ulur pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve”, ka potencuar Makshana.

Ndërsa për uljen e pagave ka thënë që kjo gjë mund të ndodh vetëm në kushte krize ekonomike dhe financiare dhe e cila duhet të jetë e njohur zyrtarisht dhe se një rast të tillë nuk e ka Kosova aktualisht.

Më tej ai ka thënë se një vendim i tillë ishte marrë edhe në vitin  2017 nga Qeveria Haradinaj por për dallim nga Qeveria Kurti, kishte rritur pagat e kabinetit qeveritar të cilin po ashtu e kishte kundërshtuar Instituti.

“Ne edhe atëherë e kemi kundërshtuar edhe rritjen për shkak që kjo duhej të bëhej me një ligj të veçantë e jo me një vendim qeveritar përkundër që atëherë Qeveria Haradinaj ia kishte rritur pagat vetvetes, pra kabinetit qeveritar por nuk ishte iniciuar asnjë procedur penale as asnjë tjetër në lidhje me këtë çështje”, ka shtuar ai.

Ndër të tjera ka thënë se kanë kërkuar nga Qeveria e Kosovës që ky vendim urgjentisht të anulohet.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika