Mala: Çështja e Manastirit të Deçanit po politizohet

Historiani, Mala ka thënë se vendimi i Gjykatës Kushtetuese për Manastirin e Deçanit po politizohet

Pas reagimeve të fundit të QUINT-it për zbatimin e vendimt të Kushtetueses për tokat e Manastirit të Deçanit, historiani Mehmet Mala, ka thënë se pronat e manastirit, duhet të shikohen me disa kritere, me anë të cilave mund të elaborohet çështja e këtij objekti.

I ftuar në Debat Plus, Mala, ka thënë se Manastiri i Deçanit, mund të elaborohet nga këndvështrimi kulturor, fetar, juridik dhe politik.

Sipas këndvështrimit politik, ai ka thënë se me vendimet dhe thirrjet e fundit për këto prona, kjo temë tashmë po kalon në një natyrë politike.

“Së pari çështja e pronave, objekti i kulteve, mund të elaborohen nga këndvështrimi historik, kulturor, fetar, juridik dhe politik, që janë të lidhura njëra me tjetrën, sepse tash kjo problematikë ka rrjedhur si pasojë e këtyre dy elementeve tjera të cilat nuk janë elaboruar siç duhet”, ka thënë Mala.

Sipas tij, madje edhe në kontekstin e terminologjisë, ky manastir, është konsideruar si etni serbe.

Sa i përket këndvështrimit kulturor, ai ka thënë se për një periudhë tetë vjeçare, ndërtimi i tij është bërë me stilin gotik dhe romanik, që dallon nga stilet e tjera ortodokse.

“Manastiri i Deçanit ka konotacion tjetër që rrallë herë përmendet, sepse kjo zonë ishte jashtë ndikimit të Manastireve të Rashës, që  i takon shkollës arbërore dalmatine”, ka shtuar Mala.

Sipas tij, është krijuar një perceptim negativ që të gjitha objektet ortodokse duhet të jenë serbe, e siç thotë ai shumë herë bëhet pyetja se çka kërkojnë muslimanët në manastiret ortodokse katolike serbe, sipas tij, sigurisht që e kërkojnë një pjesë të historisë së tyre.

Ndërsa sipas këndvështrimit kulturor-fetar, ai thotë që nuk duhet të ketë ngjyrime fetare për Manastirin e Deçanit.

Ndërsa sipas këndvështrimit politik e juridik, ai ka thënë se gjykatat dhe vendimet e fundit që janë marrë , në konceptin historik , këto vendime janë të stilit mesjetar, sepse vetëm në mesjetë , manastireve në formën e dhuratave iu janë dhuruar prona.

“Tashmë në kohën moderne, nuk ka kontekst ekonomik, por është i politizuar, prandaj nga konteksti historik po bëhen gabime politike”, ka thënë Mala.

Po ashtu edhe ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, për Manastirin e Deçanit, ka thënë  se vendimi i Gjykatës Kushtetuese i vitit 2016 është vendim i pa apelueshëm.

“Vendimi i 2016, vendimi i Gjykatës Kushtetuese është vendim i pa apelueshëm, sepse nuk jemi pjesë e Gjykatës së Strasburgut”, ka thënë ai.

Ndër të tjera, ai për këtë çështje ka thënë se nuk është zbatuar parimi i sigurisë juridike.

Ndryshe, më 20 maj, Ambasadorët e QUINT-it, kanë lëshuar një deklaratë të përbashkët lidhur me çështjen e pronës së Manastirit të Deçanit, duke i bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që në përputhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese, të veprojë pa u vonuar për zbatimin e plotë të regjistrimit të ligjshëm të tokës së Manastirit të Deçanit.

Në deklaratën e përbashkët të QUINT-it, thuhet se në maj të vitit 2016, Gjykata Kushtetuese e Kosovës vërtetoi pronësinë e Manastirit të Deçanit mbi disa hektarë tokë, ndërkaq përkundër këtij vendimi të ligjshëm dhe kërkesave pasuese, vendimi i Gjykatës ende nuk është zbatuar.

Po ashtu, tutje në deklaratë thuhet se zbatimi i ligjit dhe respektimi i pavarësisë së gjyqësorit janë obligime të të gjitha qeverive të zgjedhura në mënyrë demokratike.

Po ashtu, ato janë parakushte për konsolidimin demokratik të Kosovës dhe integrimin e saj në institucionet evropiane dhe euroatlantike.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika