“Malazezët kanë vendosur të mbrohen nga depërtimi i interesit serb prej një kryeministri shqiptar”

Ish-zëvendësministri i Jashtëm i Kosovës, Anton Berisha, ka reaguar lidhur me vendimin e Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS), për të tërhequr mbështetjen ndaj qeverisë aktuale të Malit të Zi, që po udhëhiqet nga kryeministri Dritan Abazoviq, pas miratimit të draft-kontratës me Kishën Ortodokse Serbe

Anton Berisha, i ftuar në emisionin "Five"

“Malazezët kanë vendosur tē mbrohen nga depërtimi i interesit serb prej një kryeministri shqiptar, por si do të mbrohemi ne prej të tonëve në parandalimin e ekspansionit serb mbetet dilemë e vështirë”.

Kështu e ka komentuar ish-zëvendësministri i Jashtëm i Kosovës, Anton Berisha, vendimin e Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS), për të tërhequr mbështetjen ndaj qeverisë aktuale të Malit të Zi, që po udhëhiqet nga kryeministri Dritan Abazoviq, pas miratimit të draft-kontratës me Kishën Ortodokse Serbe.

E njëjta ishte votuar për të shtyrë përpara agjendën evropiane të vendit.

Partia DPS, nga 81 deputetë sa janë gjithsej, ka 29 deputetë në parlamentin malazez.

Kjo parti doli me një qëndrim se qeveria e ka humbur mbështetjen e kësaj partie, nga e cila edhe varet jetëgjatësia e qeverisë së kryeministrit Abazoviq.

Partia e Presidentit të Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, ka deklaruar se shkak për këtë vendim ka qenë marrëveshja e nënshkruar nga Abazoviq me Kishën serbe.

Ndërkaq, Berisha ka theksuar se nëse shqyrtohen në thellësi gjërat, atëherë të njëjtat sipas tij dërgojnë në një “fakt dëshpërues, në indikacionet që tre kryeministrat shqiptarë indirekt dhe direkt janë duke i kontribuuar interesave serbe”.

“Përderisa ne, me naivitetin tipik numërojmë kryeministrat shqiptarë, ngase nuk kemi aftësinë e shqyrtimit përtej sipërfaqësores, malazezët në krye me presidentin Gjukanoviq u deklaruan: “ marrëveshja me Kishën Serbe kërcënon interesat shtetërore të Malit të Zi”, ka shkruar ai në Facebook.

Ndryshe, të dielën e 10 qershorit, DPS doli me një qëndrim njëzëshëm se qeveria malazeze ka dalë jashtë suazave të agjendës evropiane, duke dëmtuar interesat kombëtare.

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, e ka mirëpritur vendimin e marrë nga Partia Demokratike e Socialistëve (DPS).

Abazoviq, me anë të një postimi në llogarinë e tij në Twitter, ka thënë se Mali i Zi duhet të ecë përpara dhe se sipas tij, krimi, korrupsioni dhe nacionalizimi nuk janë opsione.

Abazoviq e mirëpret vendimin e DPS-së, që tërhoqi mbështetjen ndaj qeverisë aktuale

Shija e redaktorit

Shkruan Romeo Çollaku, përkthyesi i romanit “Lugina e lumit Issa”...

Përkthyesi i librit, Romeo Çollaku, ndan me lexuesit historinë e “Lugina e lumit Issa” shkruar nga autori polak Czesław Miłosz. Nga ROMEO ÇOLLAKU Romani Lugina e lumit...

28 vite nga rënia e Zahir Pajazitit, Hakif Zejnullahut e...

Sot (e premte) shënohet 28 vjetori i rënies së heronjve të kombit, Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha. Më 31 janar të vitit...

Diplomon gjenerata e 61-të e Policisë së Kosovës

Nën intonimin e himnit të Kosovës është bë hapja zyrtare e ceremonisë së diplomimit të 462 kadetëve të Policisë së Kosovës të gjeneratës së...

Të fundit nga rubrika