Mali i Zi: Asnjë i vdekur dhe 70 raste të reja me COVID – 19

Instituti i Shëndetit Publik (ISHP) i Malit të Zi, ka publikuar rezultatet e mostrave të 1 mijë e 038 personave, prej të cilëve kanë rezultuar pozitiv me COVID-19, gjithsej, 70 prej tyre, ndërsa nuk ka pasur asnjë të vdekur brenda 24 orëve të fundit.

Të shëruar nga pandemia brenda 24 orëve të fundit janë regjistruar, gjithsej, 85 pacientë. Përqindja e rasteve të reja pozitive në numrin e përgjithshëm të të testuarëve, të së martës ishte 6.74 për qind.

Numri i përgjithshëm i vdekjeve nga virusi COVID-19, që nga fillimi i pandemisë, është 2 mijë e 706 persona.

Ndërsa, raste aktive me COVID-19 janë, gjithsej, 575 persona. Që nga fillimi i pandemisë, numri i përgjithshëm i rasteve të regjistruara me virus është 233 mijë e 523.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika