Mali i Zi: Asnjë i vdekur dhe 88 raste të reja me COVID – 19

Instituti i Shëndetit Publik (ISHP) i Malit të Zi, ka publikuar rezultatet e mostrave të 1 mijë e 388 personave, prej të cilëve kanë rezultuar pozitiv me COVID-19, gjithsej, 88 prej tyre, ndërsa nuk ka pasur asnjë të vdekur brenda 24 orëve të fundit.

Të shëruar nga pandemia brenda 24 orëve të fundit janë regjistruar, gjithsej, 94 pacientë. Përqindja e rasteve të reja pozitive në numrin e përgjithshëm të të testuarëve, të së martës ishte 5.91 për qind.

Numri i përgjithshëm i vdekjeve nga virusi COVID-19, që nga fillimi i pandemisë, është 2 mijë e 706 persona.

Ndërsa, raste aktive me COVID-19 janë, gjithsej, 590 persona. Që nga fillimi i pandemisë, numri i përgjithshëm i rasteve të regjistruara me virus është 233 mijë e 453.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika