Mali i Zi dhe ShBA ndërtojnë terminal për importin e gazit të lëngshëm natyror

Përfaqësues të Qeverisë së Malit të Zi dhe të kompanive amerikane, më 12 maj, nënshkruan në Podgoricë një Memorandum për zbatimin e dy projekteve të infrastrukturës energjetike

Nënshkrimi i memorandumit për terminalin në portin e Tivarit.. Foto: REL

Përfaqësues të Qeverisë së Malit të Zi dhe të kompanive amerikane, më 12 maj, nënshkruan në Podgoricë një Memorandum për zbatimin e dy projekteve të infrastrukturës energjetike.

Sipas kryeministrit të Malit të Zi, Dritan Abazoviq, këto projekte, ndër të tjera, do të zvogëlojnë varësinë nga gazi rus.

Bëhet fjalë për ndërtimin e një terminali për importin e gazit të lëngshëm natyror (LNG) në Mal të Zi dhe instalimin e një termocentrali me gaz, furnizimi i të cilit do të vinte përmes terminalit. Projektet e terminalit dhe termocentralit do të jenë në portin e Tivarit.

“Kjo është e rëndësishme në mënyrë gjeopolitike për ne, sepse zvogëlon varësinë nga gazi rus, por mbi të gjitha kjo flet se ne e dimë se ku duam të lëvizë vendi në 10, 15, 20 vitet e ardhshme”, tha Abazoviq.

Memorandumi u nënshkrua nga Abazoviq, Phil Pyle, përfaqësues i Enerflex Energy Systems dhe Olin L. Wethington, president dhe shef ekzekutiv i Wethington Energy Innovation.

Wethington tha se Mali i Zi, te kompanitë amerikane ka partnerin më të mirë teknologjik.

“Besoj se kemi siguruar themelin energjetik”.

Nënshkruesit e memorandumit u pajtuan se bëhet fjalë për projektet që do të sigurojë siguri energjetike dhe do të krijojnë perspektiva të mira për përparimin e mëtejshëm energjetik dhe të përgjithshëm ekonomik të Malit të Zi.

Sipas memorandumit, ato mund të fillojnë punën deri kah fundi i vitit 2025. Megjithatë, ata nuk kanë dashur të flasin për datën e fillimit të punimeve dhe vlerën e investimit, duke u shprehur se ato varen nga shumë faktorë.

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Mal të Zi, Judy Rising Reinke, tha se projekti i sjell Malit të Zi më të mirën në aspektin e teknologjisë, pajisjeve, njohurive dhe aftësive.

Bisedimet për këtë projektet nisën në janar të vitit 2020.

Asokohe, ndihmës-sekretari për energjinë e fosileve në Departamentin e Energjisë të SHBA-së, Steven Winberg, tha se porti i Tivarit është një resurs ideal për furnizimin me gaz.

“Ai port ka një pozicion ideal për të pranuar gaz të lëngshëm dhe do të paraqiste një nyje nga ku gazi i lëngshëm do të transportohej në vende të tjera. Është një port me ujë të thellë dhe mund të pranojë anije që vijnë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.

SHBA-ja është prodhuesi më i madh i naftës dhe gazit natyror të lëngshëm në botë, si dhe një nga tre eksportuesit më të mëdhenj të kësaj energjie. /REL

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika