Mali i Zi dhe Zvicra dënojnë sulmin ndaj policëve në veri

Ministria e Jashtme e Zvicrës dhe ajo e Malit të Zi kanë reaguar në lidhje me sulmin në veri të Kosovës, ku një polic i Kosovës mbeti i vrarë. Që të dy këto ministri kanë dënuar këtë akt kriminal, duke kërkuar që autorët e krimit të sillen para drejtësisë

Ministria e Jashtme e Malit të Zi ka reaguar në lidhje me sulmin në veri të Kosovës, ku një polic i Kosovës është vrarë. Ky dikaster dënon këtë akt të tmerrshëm, duke kërkuar që autorët e krimit të sillen para drejtësisë.

MPJ-ja malazese ka shprehur ngushëllime për familjen e policit të rënë në detyrë, gjersa edhe ka dënuar sulmin ndaj Policisë së Kosovës.

“Mali i Zi dënon ashpër sulmin e sotëm ndaj policisë së Kosovës. Shprehim ngushëllime për policin e vrarë në detyrë, ndërsa të plagosurve u urojmë shërim”, thuhet në njoftimin e MPJ-së së Malit të Zi.

 

Njëherit, edhe Ministria e Jashtme e Zvicrës ka dënuar sulmin ndaj Policisë së Kosovës dhe ka bërë thirrje për qetësi dhe përmbajtje, duke kërkuar që përgjegjësit e këtij akti të sillen para drejtësisë.

“Zvicra dënon fuqishëm sulmin e tmerrshëm ndaj Policisë së Kosovës dhe bën thirrje për qetësi dhe vetëpërmbajtje; ata që janë përgjegjës për këtë akt të tmerrshëm dhune duhet të sillen para drejtësisë”, thuhet në njoftimin e MPJ-së zvicerane.

Ndryshe, kujtojmë se sot në orët e hershme të mëngjesit, një grup i organizuar dhe i armatosur ka hapur zjarr ndaj pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, ku si pasojë një polic ka humbur jetën dhe dy të tjerë kanë mbetur të lënduar.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika