Mali i Zi fillon regjistrimin e popullsisë

Në Mal të Zi, ka filluar regjistrimi i popullsisë pas marrëveshjes midis qeverisë dhe opozitës. Kryeministri Spajiq thotë se regjistrimi është i përgatitur mirë, ndërsa opozita e vlerëson si një hap drejt legjitimitetit

Flamuri i Malit të Zi

Shoqëruar nga frika prej përmbysjes së strukturës kombëtare të popullsisë vendase, në Mal të Zi nisi regjistrimi i shumëpërfolur i popullsisë.

Pas disa shtyrjesh pozita dhe opozita në Malin e Zi, arritën një marrëveshje për regjistrimin e popullsisë, të ekonomive familjare dhe të banesave.

Drejtoria e Statistikave e Malit të Zi – Monstat njoftoi se në 15 ditët e ardhshme do të jenë në terren nga ora 08:00 deri në ora 20:00 rreth 3.000 regjistrues.

Kryeministri i i Malit të Zi, Millojko Spajiq, tha se regjistrimi është përgatitur mirë dhe se “Kemi treguar që Mali i Zi ka institucione funksionale dhe njerëz të përgjegjshëm , të gatshëm të ndërtojnë ura për të ardhmen evropiane ”.

Kurse nga radhët e partisë së kryeministrit “Lëvizja Evropa Tani” thuhet se regjistrimi “do të ketë legjitimitet të plotë pas hapit të madh që ndërmori Qeveria dhe shumica parlamentare duke i përmbushur të gjitha kërkesat e opozitës.

Kryeparlamentari Andrija Mandiq tha se “patëm sukses që të arritëm marrëveshje me opozitën dhe se pritja 3-vjeçare ia vleu.”

Në këtë regjistrim opozita do të ketë qasje dhe kontroll më të madh, nga sa ka pasur në regjistrimin e viteve 2003 dhe 2011.

Danijel Zhivkoviq, nga partia më e madhe opozitare, ajo Demokratike e Socialisteve u bëri ftesë qytetarëve të Malit të zi që të deklarohen lirisht. Të njëjtën gjë e bënë edhe përfaqësuesit e Partisë Socialdemokrate dhe asaj Boshnjake.

Në Malin e Zi regjistrimi i popullsisë ishte për një kohë të gjatë tema numër një politike.

Procesi u problematizua dhe shkaktoi përplasje të shumta politike ndërmjet grupimeve promalazeze dhe proserbe.

Analistët e zhvillimeve politike thonë se nëse serbët do të dalin numerikisht më shumë, atëherë mund të përmbyset struktura kombëtare e popullsisë në Mal të Zi.

Regjistrimi i fundit në Malin e Zi u bë në vitin 2011. Sipas rezultateve të asaj kohe, 45% e qytetarëve u deklaruan si malazezë, 29% serbë, 9% boshnjakë, 5% për qind shqiptarë, 3% myslimanë dhe 1% kroatë e romë.

Beogradi dhe Kisha Ortodokse Serbe janë përzier jo rrallë në procesin e regjistrimit.

Beogradi është përpjekur të përdorë identitetin serb në radhët e popullatës së Malit të Zi për të forcuar praninë e tij dhe për të rritur ndikimin në rajon.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, publikisht ka theksuar rëndësinë e pjesëmarrjes së serbëve në regjistrimin e popullsisë, duke shtuar se nuk do të ketë ndërhyrje të Serbisë, por se ka rëndësi që populli serb të mos zhduket, shkruan RTK.

Po ashtu, subjektet politike proserbe në Mal të Zi vazhdimisht potencojnë kulturën, fenë dhe historinë e tyre të përbashkët me serbët, duke shfrytëzuar për këtë faktin që shumë malazez ngurrojnë të zhvishen nga identiteti serb.

Nga ana tjetër, në momentin e fillimit të regjistrimit kryetari i Partisë Evropiane malazeze, Novak Axhiq, tha se ne nuk heqim dorë nga kombi, gjuha dhe kisha malazeze dhe se kurrfarë presionesh nuk do te ndikojnë që të deklarohemi ndryshe.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika