Mali i Zi shpall 4 diplomatë rusë persona non grata

Mali Zi ka shpallur “persona non grata” katër diplomatë rus të akredituar në Podgoricë.

Ministria e Punëve të Jashtme e Malit të Zi, të enjten e shtatë prillit ka marr vendim për diplomatët ruas pasi që ata kanë shkelur rregullat prej diplomati.

“Ambasadorit rus i është dorëzuar sot një notë zyrtare për këtë vendim, i cili parashikon një afat prej shtatë ditësh për t’u larguar nga territori i vendit tonë”.

“Ministria e ka marrë vendimin në bazë të vlerësimit të organeve përkatëse të sigurisë në Mal të Zi për aktivitetet e Diplomatëve rusë dhe nenit 9 të Konventës së Vjenës për marrëdhëniet diplomatike”, thuhet në njoftimin e MPJ-së malazeze.

Sipas mediumit malazez “Pobjeda”, njëri prej diplomatëve rus është edhe zyrtari i inteligjencës së Shërbimit të Jashtëm të Inteligjencës Ruse (SVR), Aleksandër Perishov.

Një muaj më parë, përkatësisht në fillim të marsit, MPJ malazeze në bazë të vlerësimit të Agjencisë së Sigurisë Kombëtare, e kishte shpallur “person non grata” diplomatin rus Viktor Antipin.

Një ditë më parë, Austria ka dëbuar disa diplomatë rusë, ndërsa të mërkurën e gjashtë prillit edhe Greqia ka ndërmarrë veprime dëbuese ndaj diplomatëve rus.

Greqia shpall 12 diplomat rus persona non grata

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika