Mali i Zi, vendi i parë në botë që do të paguajë për Viberin

Mali i Zi është vendi i parë në botë që Rakuten Viber ka zgjedhur për të vënë në dispozicion të përdoruesve shërbimin premium të abonimit

Mali i Zi është vendi i parë në botë që Rakuten Viber ka zgjedhur për të vënë në dispozicion të përdoruesve shërbimin e tij premium të abonimit duke filluar nga e enjtja, shkruan “B92”.

Siç thuhet në njoftim, përdoruesit nga Mali i Zi që vendosin të abonohen në Viber Plus do të jenë të parët në botë që do të kenë mundësinë të aktivizojnë shërbime të reja që do të jenë në dispozicion vetëm për abonentët.

Kompania thekson se të gjitha shërbimet dhe funksionalitetet e tjera standarde të aplikacionit Viber do të mbeten falas për përdoruesit në mbarë botën.

Rakuten Viber për 1.99 dollarë në muaj ofron opsione të reja si:

* Viber pa reklama

* Qasje në afishet me pagesë

* Mbështetje teknike e drejtpërdrejtë

* Ikona unike të aplikacionit

Gjithashtu, përdoruesit e aplikacionit Viber Plus do të marrin edhe një distinktiv verifikimi me avatarin e tyre (fotografinë e profilit), duke konfirmuar abonimin premium.

Për të aktivizuar këtë shërbim të ri, përdoruesit fillimisht do të klikojnë te “Më shumë” në këndin e poshtëm djathtas të aplikacionit – dhe më pas në veçorinë e caktuar Viber Plus për të nisur procesin.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika