Maliqi: I kam marrë tri kërcënime me jetë, kam kërkuar mbrojtje, prokuroria i ka lënë të lirë personat

Hoxha Labinot Maliqi ka thënë se sistemi i drejtësisë në Kosovë nuk i ka ofruar siguri ani pse në pesë muaj ai kishte marrë tre kërcënime me jetë





Hoxha, Labinot Maliqi ka rrëfyer përvojën e tij me institucionet e drejtësisë ku ky i fundit kishte raportuar kërcënimet me jetë që i kishte marrë. Ai e ka akuzuar Prokurorinë ku ka thënë se atij mund t’i ndodh ndonjë e keq sepse Prokuroria i ka lënë të lirë kërcënuesi e tij.

“Nëse diçka ndodh, le të dihet se fajtore është prokuroria e Kosovës”, ka shkruar në Facebook, Maliqi.

Sipas tij, ai kishte marrë në 5 muajt e fundit tri kërcënime me jetë, për të cilat i ka njoftuar Policinë e Kosovës dhe Prokurorinë.

“Polica edhe Prokuroria e Kosovës janë plotësisht në dijeni dhe i njohin personat në fjalë. Përkundër kërkesës sime për të më ofruar siguri e mbrojtje, prokuroria i ka lënë të lirë këta persona”, ka theksuar ai.

“Kaq për vrasjet e fundit nën qiellin e pastërt të Republikës sonë”, ka shtuar Maliqi.

Ai ka përfunduar me një ajet nga Kurani pasi institucionet nuk kanë dhënë sigurinë e mjaftueshme dhe se ai i është mbështetur besimit të tij.





Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika