Maliqi: Terroristët serbë kishin qëllim të inskenonin masakër në Manastir dhe t’ua linin fajin shqiptarëve

Analisti politik, Shkëlzen Maliqi, ka analizuar sulmin e terroristëve serbë ndaj Policisë së Kosovës dhe ka theksuar dyshimet e tij për ndërhyrjen e shërbimeve sekrete serbe dhe ruse për të organizuar një masakër në Manastirin e Banjskës, me qëllim që të fajësohet Kosova dhe të arsyetohet një intervenim ushtarak nga Serbia në veri të Kosovës

Filozofi dhe teoricieni, Shkëlzen Maliqi

Analisti politik, Shkëlzen Maliqi, e ka analizuar sulmin e djeshëm terrorist të një grupi serb ndaj Policisë së Kosovës, ku një polic mbeti i vrarë dhe dy të tjerë të lënduar.

Sipas tij, terroristët ishin pjesëtarë të shërbimeve sekrete serbe dhe ruse, dhe se kishin për qëllim inskenimin e një masakre në Manastir të Banjskës, do të fajësohej shteti i Kosovës, ku pastaj Serbia do ta arsyetonte intervenimin ushtarak në veri.

“Terroristët e shërbimeve sekrete serbe dhe ruse, si duket e kanë pas qëllimin e inskenimit të masakrës në Manastirin Banjska, ku viktimat do të ishin pelegrinët nga Vojvodina dhe murgët serbë, për ta akuzuat pastaj Policinë e Kosovës si terroriste, dhe kështu nxitur rebelimin e serbëve në veri dhe arsyetuar intervenimim ushtarak për gllabritjen e Veriut të Kosovës”, tha ai.

Ky skenar, sipas Maliqit, nuk është i panjohur. Sipas tij, kështu ishte organizuar edhe masakra në kazermën e Paraqinit, ku ishte akuzuar pa të drejtë shqiptari Aziz Kelmendi.

“Nuk është skenar i panjohur. Kështu ka qenë e organizuar masakra në kazermën e Paraqinit, ku u vranë në gjumë pesë ushtarë të armatës jugoslave dhe si vrasës u akuzua shqiptari Aziz Kelmendi, i cili u gjet i vramë në një pyll afër kazermës dhe u tha se e ishte vetëvrarë. Pas rastit të Paraqinit, Sllobodan Milisheviqi mori pushtetin e plotë në Serbi dhe nisi projektin e shkatërrimit të Jugosllavisë për ta krijuar Serbinë e madhe”, tha ai.

Po ashtu, Maliqi e përmendi edhe rastin “Panda”, ku ishin vrarë disa serbë, nga vetë shërbimi sekret i Serbisë, për ta paraqitur UÇK-në organizatë terroriste.

“I ngjashëm ka qenë edhe rasti i vrasjes së 5 të rinjve serbë në kafiterinë ‘Panda’ në Pejë, për të cilin vetë presidenti Vuçiq ka pranuar publikisht se ka qenë i organizuar nga shërbimet sekrete serbe për ta paraqitur si krim të UÇK-së dhe shpallur atë organizatë terroriste dhe jo çlirimtare. Prindërit e viktimave në rastin ‘Panda’ prej kohësh kërkojnë nga Vuçiq që të tregojë në prokurori të vërtetën se kush janë vrasësit e të rinjve serbë, por ai po i shmanget premtimit se do ta bën këtë, me gjasa u bë pishman se e ka përmend fare”, ka shkruar ai.

Rasti në Manastirin e Banjskës, sipas analistit Maliqi, mund të shërbejë që të ndriçohen edhe shumë inskenime të tjera të Serbisë.

“Banjska mundet të jetë rast që të ndriçohen edhe strategjia e inskenimit të krimeve makabre për të arritur kthesa historike, jo vetëm si atë në Paraqin dhe Pejë, por edhe në disa raste të ngjashme në lufën e Bosnjës, p.sh. vrasjen me snajper të çiftit të dasmorëve serb në Sarajevë, pas të cilit akt filloi lufta dhe rrethimi gati katërvjeçar i Sarajevës.

Nëse kjo vërtetohet në hetimet, e informatat dhe gjurmet çojnë në atë drejtim, policia dhe inteligjenca kosovare, me gjasa në bashkëpunim me atë perëndimore, do të arrijë një fitore të madhe në demaskimin e kësaj ligësie makabre me rrezik për paqen dhe sigurinë në rajon dhe më gjerë”, ka thënë ai.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika