Malisheva “e fortë” për Ballkanin, Suhareka përmbys Gjilanin

Kanë përfunduar dy ndeshjet e sotme të Superligës së Kosovës, të vlefshme për xhiron e katërt.

Malisheva ka triumfuar kundër Ballkanit në stadiumin “Liman Gegaj”, me rezultat 3:2.

Golat për vendasit i realizuan Arbër Prekazi, Drilon Hazrollaj dhe Fatjon Bunjaku.

Ndërsa, për suharekasit shënuan Sunday Adetunji dhe Queven.

Duhet cekur se, skuadra e udhëhequr nga Bekim Isufi ishte me një futbollist më pak, që nga minuta e 45-të, kur u ndëshkua me karton të kuq mesfushori Etnik Brruti.

Malisheva është e katërta në tabelë me shtatë pikë, kurse Ballkani mbetet në vendin e parë me po aq pikë.

Fitore ka shënuar edhe Subareka kundër Gjilanit në shtëpi, me rezultat 3:2.

Për klubin e drejtuar nga Shpëtim Duro shënuan Mevlan Zeka, Nikola Stijepovic dhe Arvanit Rexhaj.

Derisa për gjilanasit topin në rrjetë e dërguan Robert Rrahmani dhe Senad Jarovic.

Gjilani mbetet pa fitore edhe pas xhiros së katërt dhe kështu renditet në pozitën e nëntë me vetëm dy pikë.

Ndërsa, Suhareka është e treta me shtatë pikë.

Java e katërt e Superligës së Kosovës do të mbyllet nesër me ndeshjen Drita – Ferizaj, që do të zhvillohet në stadiumin me bari sintetik në Gjilan, me fillim nga ora 16:00.

Shija e redaktorit

Laura Fazliu stoliset me medalje të bronztë në Linz Grand...

Xhudistja kosovare, Laura Fazliu, ka fituar medaljen e bronztë në Grand Prix Upper, që po mbahet në Austri. Medalistja olimpike shënoi tri fitore në...

ShSKUK: Mbi 17 mijë lindje u kryen gjatë vitit 2024

Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka bërë të ditur se gjatë vitit 2024 janë kryer 17 mijë e 495 lindje në...

Përurohet investimi i Dukagjinit në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në...

Fëmijët e nivelit parashkollor në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në Pejë, kishin festë vetëm një ditë para ditës së mësimdhënësve të tyre. Atyre, iu është...

Të fundit nga rubrika