Maloku: Kamerat ilegale dërgonin sinjal në organet e sigurisë në Serbi

Një aksion kundër strukturave ilegale ka nisur mëngjesin e së enjtes në katër lokacione të Komunës së Shtërpcës. Policia e Kosovës ka sekuestruar dokumente dhe ka bërë largimin e kamerave të vendosura nga strukturat ilegale. Deri tani nuk ka të arrestuar, por sipas prokurorit të rastit, Rasim Maloku, që ka folur për RTV Dukagjinin, në pyetje pritet të merret drejtori i shkollës ku janë vendosur kamerat nga strukturat ilegale

Ilustrim

Të gjithë qendrën e Shtërpcës fokusi i këtyre kamerave e incizonte.

Prej shumë kohës për gjithçka që ndodhte në këtë qytet më shpejt se institucionet e Kosovës, informoheshin ato të Serbisë.

Kjo për faktin që sinjali i këtyre kamerave në komunën me shumicë serbe, shkonte në Beograd.

E këtë e konfirmon edhe prokurori i rastit Rasim Maloku, i cili dha urdhrin e bastisjes.

“Ne e dimë që ato informacione janë përcjellë në organet e sigurisë të shtetit serbë”, ka thënë Maloku.

Policia e Kosovës e hetues të policisë këtu bastisën disa lokacione përshirë edhe një shkollë fillore.

Rasim Maloku, prokuror.

“Kamerat nuk janë̈ në funksion që më parë, konkretisht në 6, 7 vitet e fundit këto kamera nuk funksionojnë̈. Ajo që duhet të them më tej është̈ se që nga fillimi i vitit 2022, në disa korrespondenca që kemi pasur me autoritetet në Prishtinë, kemi dhënë̈ të gjitha informatat e nevojshme” ka thënë kryetari i komunës së Shtërpcës Dalibor Jetiq.

Kryetari i komunës së Shtëepcës, Dalibor Jetiq.

Policia ka intervistuar disa persona por të arrestuar nuk ka.

Sipas prokurorit Maloku, edhe pse jo direkt ky rast lidhet me emrin e ish-kryetarit të Shtërpcës Bratislav Nikolliq.

“Ish-kryetari i komunës së Shtërpcës Bratislav Nikoliq, është njëkohësisht edhe koordinator i strukturave paralele atje”, ka deklaruar Maloku.

E krejt këtë aksion të policisë po e duartrokasin qytetarët shqiptarë por jo edhe ata serbë, të cilët as nuk pranuan të flasin para kamerës.

“Ky aksion është shumë shumë i mirë. Ne nuk e kemi ditur këtë çështjen e kamerave por policia shumë mirë kanë bërë që kanë intervenuar”, ka thënë një qytetar.

Kritika menjëherë dha Lista Serbe, sipas të cilëve kjo nuk ka të bëjë me respektimin e ligjit, por sipas tyre ky është aksion politik i shteti të Kosovës.

 

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika