Maloku për mosdekretimin e kryeprokurorit: Ka dështuar Zyra e Presidentes

Kryesuesi i Këshillit Prokurorial (KPK), Jetish Maloku, ka thënë se për mosdekretimin e Blerim Isufajt për kryeprokuror të shtetit, KPK-ja e ka bërë punën që e ka pasur përgjegjësi dhe se ka dështuar Zyra e Presidentes

Kryesuesi i Këshillit Prokurorial (KPK), Jetish Maloku, ka thënë se për mosdekretimin e Blerim Isufajt për kryeprokuror të shtetit, KPK-ja e ka bërë punën që e ka pasur përgjegjësi dhe se ka dështuar Zyra e Presidentes.

“Nuk mendoj se Këshilli ka dështuar, ka dështuar Zyra e Presidentes. Ne kemi edhe një opinion të Komisionit të Venecias, këshillat kanë rol përmbajtjesor, e roli i presidentit është formal, pra dekretimi”, ka thënë Maloku.

Sipas Malokut, Zyra e Presidentes ka dështuar duke e mbajtur pezull dekretimin.

“Shtyrja që ka bërë presidentja, është dështim i zyrës së saj, e ka mbajtë më shumë se një vit e gjysmë pezull dekretimin”.

Maloku në konferencën e fundvitit ka thënë se Këshilli është përballë me sfida, por ka shënuar edhe rezultate përgjatë 12 muajve punë.

Ai ka bërë të ditur se gjatë nëntë muajve, nga 468 raste të korrupsionit të pranuara, kanë zgjidhur 335 raste, ose 72% të rasteve, raporton EO.

Ndërsa, sa u përket krimeve ekonomike, nga 290 raste të pranuara, janë zgjidhur 230 raste ose rreth 79% e rasteve të pranuara.

“Grupit Monitorues për Mbikëqyrjen e Lëndëve të Korrupsionit dhe Krimeve Ekonomike gjate këtij viti, ka realizuar disa herë vizita nëpër të gjitha prokuroritë e Kosovës, ka hartuar raporte me rekomandime bazuar në të gjeturat, të cilat janë trajtuar në takimet e Këshillit”, ka thënë Maloku.

Maloku ka shtuar se si rezultat i kësaj, “sistemi prokurorial ka arritur që gjatë periudhës nëntëmujori të këtij viti, nga 468 raste të korrupsionit të pranuara ka zgjidhur 335 raste, respektivisht, ka zgjidhur 72% të rasteve të pranuara. Ndërsa, sa i përket krimeve ekonomike, nga 290 raste të pranuara janë zgjidhur 230 raste, respektivisht janë zgjidhur rreth 79% e rasteve të pranuara. Pra, raportet aktuale tregojnë për një efikasitet në trajtimin e rasteve të korrupsionit dhe krimeve ekonomike”.

“Një prej objektivave të Këshillit për këtë vit ka qenë llogaridhënia, profesionalizmi dhe disiplinimi i prokurorëve. Andaj, gjatë vitit 2023, KPK ka pranuar 9 kërkesa për fillim të procedurave disiplinore ndaj prokurorëve dhe ka themeluar nëntë panele hetimore. KPK, deri më tani, përmes paneleve hetimore ka zhvilluar procedura disiplinore dhe ka shqiptuar masa adekuate disiplinore ndaj prokurorëve konform ligjit mbi përgjegjësitë disiplinore e gjyqtarëve dhe prokurorëve. Te gjitha vendimet e formës përfundimtare janë publikuar në ueb-portalin e sistemit prokurorial të Kosovës, përveç vërejtjes jopublike me shkrim, siç parashihet me ligj”, ka theksuar Maloku.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika