Sot janë bërë tri vjet nga fitorja e Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet e 14 shkurtit të vitit 2021.
Politologu, Albinot Maloku në emisionin “Rreth e Rrotull” në RTV Dukagjini për trevjetorin e fitores së Lëvizjes Vetëvendosje ka thënë se Qeveria e Kurtit do të jetë një model i funksionimit në Kosovë dhe shkollë për qeverisjen e ardhshme që do të vijnë në pushtet.
Maloku për vendimin e ndalimit të përdorimit të dinarit serb ka thënë se është vendim i drejtë.
Sipas Malokut, modeli i Kosovës është i ndërtuar nga ndërkombëtarkracia që d.m.th paralelisht vullneti ndërkombëtar ka qenë më prioritet sesa procesi zgjedhor dhe vullneti i qytetarëve.
“Për veprimet e Qeverisë së Kurtit duhet të jemi falenderues, shpalosi realitetin faktik, në të cilët duhet të analizojnë të gjithë garniturat qeverisje se si të funksionojmë me shtetin aktual në Kosovë. Modeli i Kosovës është i atillë i ndërtuar që ka dorë ndërkombëtarkracia. Dhe hapja më e mirë e një realiteti, e imponuar nga Qeveria Kurti. Duke treguar se edhe nëse është edhe vendim i drejtë, ka të bëjë me një faktor të jashtëm që ka qenë suportues, krijues i modelit aktual të shtetit të Kosovës. Dhe shkollë për qeverisjet e tjera që duhet të jenë të kujdesshëm me premtimet e tyre se deri në çnivel ata e parafytyrojnë, e imagjinojnë sovranitetin e Republikës së Kosovës”, ka thënë Maloku.
“Në Republikën e Kosovës pas luftës ka pas transferimin e pushtetit ndërkombëtar. Në fillim ka qenë e re për ne. Pastaj nëse do ishte shkollë, edukim se shteti do ishte demokratik, patëm një fazë se shteti ishte ndërkombëtarkraci. D.m.th kishim autokraci, as demokraci as aspekt totalitar. Por ndërkombëtarkraci, që d.m.th paralelisht vullneti ndërkombëtar ka qenë më prioritet sesa procesi zgjedhor dhe vullneti i qytetarëve. Një sistem demokratik vullneti i qytetarëve do të jetë parësor. Premtimi ka qenë se dialogu ka qenë prioritet numër 7, dhe prioritet do të i jepet qytetarit si një përçasja e shkëlqyeshme e pritshme, por nuk ndodhi. Që të zbehet ndërkombëtarkracia. Me këta hapa disa të drejtë sikurse vendimi i targave e cila ishte e natyrshme dhe e kërkueshme nga BE-ja, që të vendoset ligjshmëria në tërë territorin e Kosovës. Ka një spërputhje, se nëse kërkohet që të ketë ligjshmëri në territorin e Kosovës, pse kërkohet të jetë funksionale dinari apo targat e shtetit tjetër. Demokraci mirëfillët nuk erdhi, nuk patë.”, tha Maloku.