Man City 6-3 Man Utd: Roy Keane thotë se lojtarët e Manchester United duhet të jenë të ‘turpëruar’

Ish-kapiteni i Manchester United, Roy Keane e ka cilësuar humbjen e klubit me rezultat 6-3 nga Manchester City si "shumë të turpshme"

Manchester United vs Manchester City

“Hat-tricks” nga Erling Haaland dhe Phil Foden panë kampionët në fuqi të Premierligës, të cilët udhëhoqën 4-0 deri në pjesën e dytë, për të vazhduar drejt fitores në stadiumin Etihad, të dielën pasdite.

Për Sky Sports, Keane tha “Man City ishte i mrekullueshëm. Të shikosh Man City-n, është kënaqësi. Duke i parë ata drejtpërdrejt, mund te them se janë një nga skuadrat më të mira që kam parë ndonjëherë”.

Manchester City feston fitoren ndaj Manchester United

“Por Man United, është një pengesë e madhe për ta. Ne po i lavdëronim pak gjatë javëve të fundit, por ky është një hap i madh prapa”.

“Nga këndvështrimi i lojtarëve, ata me të vërtetë duhet të jenë të turpëruar. Nuk mund të hyni në pjesën e parë me rezultatin 4-0 në një ndeshje derbi, është jashtëzakonisht e turpshme.”

Keane shtoi se lojtarët Haaland dhe Foden ishin të shkëlqyer, por nëse ata po marrin shërbim nga njerëz si De Bruyne dhe i japin kohë dhe hapësirë, atëherë ata po kërkojnë telashe dhe u ndëshkuan dhe me të drejtë.

Ç’pritet më tej nga ekipet ?

M.City dhe M.United

Man City pret Copenhagen në Champions League të mërkurën në orën 20:00, përpara se Man Utd të udhëtojë për në Omonia në Europa League të enjten në orën 17:45.

City më pas pret Southampton në Premier League të shtunën në orën 15:00, përpara se United të udhëtojë në Everton të dielën në orën 19:00.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika