Man City beson se Bellingham do të refuzojë ofertën e Liverpool dhe Real Madrid për Guardiolën

Sipas raportimeve të mediave angleze, hierarkia e Manchester Cityt janë të vendosur për të fituar luftën për Jude Bellingham, ndërsa, Real Madrid beson se ata po udhëheqin garën për mesfushorin e Anglisë me vlerë 100 milionë funte

Trajner i Manchester Cityt, Pep Guardiola dhe Jude Bellingham

“Pep Guardiola dhe Manchester City janë të vendosur të fitojnë luftën për Jude Bellingham”.

Kështu ka thënë gazeta angleze The Sun në analizën e tyre për garën e gjigantëve evropianë për të siguruar nënshkrimin e yllit anglez, i cili vlerësohet rreth 100 milionë euro.

Pra, City mendon se mund të nënshkruajë një marrëveshje me Bellingham për shkak të nënshkrimit të Guardiolës për të qëndruar deri në vitin 2025, dhe gjithashtu mundësinë për t’u ribashkuar me shokun e tij të vjetër të Borussia Dortmund, Erling Haaland .

Në moshën 19-vjeçare, mesfushori i Borussia Dortmundit është lojtari më i kërkuar në tregun e transferimeve.

Ndër kërkuesit e tij janë Liverpool, Manchester United, Chelsea, Paris Saint-Germain, Real Madrid dhe Manchester City.

Ata të gjithë duan produktin e Birmingham City, i cili ka përfunduar një Kupë Botërore mbresëlënëse në Katar 2022.

Media angleze pretendon se burimet e saj në Etihad Stadium besojnë se mundësia e bashkëpunimit me Guardiolën do ta anojë vendimin e yllit të Dortmundit në favor të tyre.

Kjo do të thotë që Bellingham të refuzojë ofertat nga Liverpool dhe Real Madrid.

Po ashtu, sipas The Sun trajneri i United, Erik ten Hag, po planifikon një sulm prej 200 milionë funtesh për Bellingham dhe Frenkie de Jong të Barcelonës.

Përveç kësaj, në gazetën në fjalë raportohet mes rreshtave se Trent Alexander-Arnold dhe Jordan Henderson u përpoqën të bindin Bellinghamin të vinte në Anfield gjatë Kupës së Botës.

“Unë jam personi i gabuar për të pyetur nëse Jude është i disponueshëm në janar”, ka thënë trajneri i Reds, Jurgen Klopp .

Po ashtu, ai ka shtuar se po shikojnë se çfarë do të ndodh, dhe se nga pikëpamja sportive, janë gjithmonë gati.

City e sheh nënshkrimin e Bellingham si mënyrën ideale për të rinovuar mesfushën e tyre në të ardhmen. Pasi, Ilkay Gundogan, 32 vjeç, i skadon kontrata në verë.

Dhe Bernardo Silva nuk është i sigurt për të ardhmen e tij, pasi me Barcelonën është përpjekur ta nënshkruajë verën e kaluar.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika