Dy gola në pjesën e dytë të ndeshjes vulosën fitoren 3-1 të Manchester City ndaj Arsenalit për t’u rikthyer në krye të tabelës.
Goli i parë i ndeshjes erdhi në minutën e 24-të nga City, futbollisti bleg, Kevin De Bruyne, i cili luan si mesfushor, nisi epërsinë ndaj Arsenalit.
Ndërsa, goli i dytë i barazimit të duelit në kuadër të Premier Ligës nga Arsenali është realizuar në minutën e 42-të, nga futbollisti anglez, Bukayo Saka.
Të dyja skuadrat kanë nga 51 pikë, por Arsenali e ka një ndeshje më pak të luajtur, dhe tani lufta për titull kampioni është edhe më e zjarrtë.
City përfundimisht e arriti një fitore të pamëshirshme për skuadrën e Pep Guardiolës, me golat e Jack Grealish në minutën e 72-të dhe me golin e Erling Haaland në minutën e 82-të.
Arsenali është rikthyer në aksion në Premier League, dhe të shtunën e 18 shkurtit, udhëton në Villa Park për t’u përballur me Aston Villa, ndeshje kjo e cila do të fillojë në ora 13:30.
City, gjithashtu, ka një tjetër udhëtim të shtunën kur ata udhëtojnë në City Ground për t’u përballur me Nottingham Forest, duke filluar nga ora 16:00.