Man Utd dhe Real Madrid konfirmojnë marrëveshjen për Casemiron

Braziliani Casemiro pritet në Britaninë e Madhe brenda 48 orëve të ardhshme për t'i kryer ekzaminimet mjekësore dhe për të finalizuar një transferim me 70 milionë euro në Old Trafford në një marrëveshje fillestare

Casemiro, futbollisti brazilian tashmë do të luajë për klubin e Man United

Manchester United ka konfirmuar se ka arritur një marrëveshje me Real Madridin për të nënshkruar me mesfushorin Casemiro.

“Manchester United është i kënaqur të njoftojë se klubi ka arritur marrëveshje me Real Madridin për transferimin e Casemiro. Casemiro ka luajtur mbi 500 ndeshje profesionale, duke përfshirë 63 në nivel ndërkombëtar për Brazilin”, thuhet në njoftimin zyrtar të tyre.

United do të paguajë 70 milionë euro për 30-vjeçarin.

Casemiro pritet të mbërrijë në Britaninë e Madhe në 24 deri në 48 orët e ardhshme për t’iu nënshtruar testeve mjekësore dhe për të nënshkruar një kontratë katërvjeçare me United, e cila ka opsionin e një viti tjetër.

Casemiro, mesfushori nga Real Madrid

Real Madrid njoftoi se një “akt institucional i homazhit dhe lamtumirës për Casemiro do të bëhet në Real Madrid City të hënën në mëngjes, me praninë e presidentit të klubit Florentino Perez”.

Ndërsa, trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti konfirmoi më herët të premten se Casemiro do të largohej nga Real Madrid për të ndjekur një “sfidë të re”.

Casemiro iu bashkua Real Madridit në vitin 2013 dhe fitoi tre tituj të La Ligës dhe pesë herë Ligën e Kampionëve.

Mbrojtësi i United, Raphael Varane, i cili luajti së bashku me Casemiro në Real, ka thënë në rrjetin social Instagram: “Shumë beteja u zhvilluan së bashku me luftëtarin tim Case! Mirë se vjen në Manchester, mik.”

Ai ka fituar 17 trofe të mëdhenj në karrierën e tij të shkëlqyer, duke përfshirë pesë tituj të Ligës së Kampionëve dhe Copa American.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika