Manastiri i Deçanit: Mbrojtja nga KFOR-i është e nevojshme

Në postim në llogarinë zyrtare në Twitter të Manastirit të Deçanit, thuhet se mbrojtja nga KFOR-i është e nevojshme për shkak të jostabilitetit të përgjithshëm politik, ligjor dhe të sigurisë për popullin serb në Kosovë, pasi autoritetet kosovare sillen sikur këtu është territor etnikisht i pastër shqiptar

Manastiri i Deçanit

Të shtunën e 23 korrikut, në llogarinë zyrtare në Twitter të Manastirit të Deçanit, është bërë me dije se iu duhet mbrojtja e KFOR-it, për shkak të mungesës së sigurisë stabile për popullin serb në Kosovë.

“Pas katër sulmeve të armatosura nga ekstremistët shqiptarë, grafiteve ISIS në muret tona dhe arrestimi i një grup të armatosur pranë dyerve në 2016, qeveria e Kosovës vazhdon të mos e respektojë ligjin dhe vendimet e gjykatës”, thuhet në postimin e Manastirit të Deçanit.

Tutje, në postim thuhet se mbrojtja nga KFOR-i është e nevojshme për shkak të jostabilitetit të përgjithshëm politik, ligjor dhe të sigurisë për popullin serb në Kosovë, pasi autoritetet kosovare sillen sikur këtu është territor etnikisht i pastër shqiptar.

“Jemi të kërcënuar në Kosovë” dhe duhet mbrojtje speciale nga KFOR-i.

Në postim thuhet se Kisha Ortodokse Serbe në Kosovë mbetet e përcaktuar për të ruajtur identitetin, traditën, të drejtat pronësore dhe lirinë fetare.

“Përderisa ne jemi të kërcënuar në Kosovë ‘sipas raporteve të UNESCO, Europa Nostra dhe organizatave tjera ndërkombëtare’ neve na nevojitet mbrojtje shtetërore dhe siguri nga KFOR-i”, thuhet tutje.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika