Manchester City ka shënuar fitore ndaj West Ham me rezultat 3-1 në ndeshjen e javës së fundit të Ligës Premier për tu shpallur kampion i Anglisë për herë të katërt me radhë. Kjo fitore ishte në kuadër të xhiros së 38-të të kampionatit anglez.
Manchester City u përball me ekipin West Ham United dhe rezultati mbaroi me 3:1.
City mori fitoren që i duhej ndaj West Hamit dhe nuk i dha rast Arsenalit që t’ia rrëmbejë nga duart vendin e titullarit dhe duke shënuar historik në katër tituj kampioni.
Golat erdhën nga Phil Foden që shkëlqeu duke shënuar dy golat e parë, në minutën e dytë dhe të 18-të. Mohammed Kudus shënoi supergol për 2:1, në minutën e 42-të.
Sa i përket pjesës së parë, Manchester City e ka mbyllur me epërsi prej një goli pjesën e parë të ndeshjes së fundit në Premier League për edicionin aktual.
City ka shkuar në pushim me rezultatin 2:1 ndaj West Ham Unitedit.
Ndërsa, Manchester City tani i ka dhjetë tituj të Anglisë përkatësisht tetë në Premier League.
Edicioni kishte fund dramatik, ndërsa gara për titull ishte shumë e fortë. Fillimisht në garë ishte edhe Liverpooli, por në xhirot e fundit mbeti vetëm Manchester City e Arsenali.
City ka përfunduar kampionatin me 91 pikë, vetëm dy më shumë se Arsenali.