Manchester United bie dakord për një marrëveshje prej 80 milionë funtesh për anësorin e Ajax

Me realizimin e kësaj marrëveshjeje, Antony do të bëhej nënshkrimi i dytë më i shtrenjtë i Manchester United. Gjersa pritet që ai t'u bashkohet kontrollave mjekësore në 48 orët e ardhshme, raportohet se United do të paguajë një tarifë fillestare prej 80.75 milionë £ dhe njëherësh, edhe shtesa

Antony

Manchester United ka rënë dakord për një marrëveshje me Ajax lidhur me anësorin brazilian, Antony.

Është raportuar se United do të paguajë një tarifë fillestare prej 80.75 milion £, me një shtesë prej 4.25 milion £. Ndërkaq, pritet që 22-vjeçari të mbërrijë në Mançester për të kryer testet mjekësore brenda 48 orëve të ardhshme.

Me realizimin e kësaj marrëveshjeje, Antony do të bëhej nënshkrimi i dytë më i shtrenjtë i Manchester United së bashku me mbrojtësin Harry Maguire.

Rekord mbeten 89 milionë £ e paguara për Paul Pogba, transmeton BBC.

Antony shënoi 25 gola dhe siguroi 22 asistime në 82 paraqitje për Ajax, pasi iu bashkua skuadrës holandeze nga Sao Paulo në vitin 2020.

Ndër të tjera, ai bëri debutimin e tij ndërkombëtar për Brazilin në tetor 2021 dhe ka dy gola në nëntë paraqitje. Antony, i cili kontribuoi në shtatë gola në 11 paraqitjet e tij në Champions League për Ajax, do të bëhej gjithashtu blerja e katërt më e shtrenjtë në historinë e Premier League.

Vetëm kalimi i Pogbas te United, nënshkrimi i Romelu Lukakut nga Chelsea dhe marrëveshja e Manchester Cityt për Jack Grealish do të ishte më e kushtueshme.

United udhëton në Leicester City në ndeshjen e tyre të ardhshme në Premier League të enjten e një shtatorit.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika