Manchester United dhe Paul Pogba ndajnë rrugët

Mesfushori i Manchester United, Paul Pogba, do të largohet nga klubi pasi t'i skadojë kontrata në fund të muajit qershor, ka njoftuar klubi anglez i futbollit

Paul Pogba

Pas gjashtë vjetesh bashkëpunim, Manchester United dhe Paul Pogba do të ndajnë përfundimisht rrugët në fund të muajit qershor.

Këtë e kanë bërë të ditur djajtë e kuq, duke e komunikuar vendimin e përbashkët me postime në rrjetet sociale.

Drejtuesit e djajve të kuq e kanë falënderuar mesfushorin francez për shërbimet e tij gjatë këtyre viteve, duke i uruar sukses në aventurat e ardhshme.

Mesfushori ka shprehur mirënjohjen për “mbështetjen e pakushtëzuar nga tifozët” në një mesazh në rrjetin social, Twitter pas njoftimit nga klubi se ai po largohet.

29-vjeçari, kur iu bashkua klubit nga Juventusi në vitin 2016, i kushtoi Unitedit një rekord të atëhershëm botëror, prej 89 milionë funtash.

“Ndihem i privilegjuar që kam luajtur për këtë klub”, ka shkruar ai në Twitter.

Ndryshe nga ç’pritej në verën e vitit 2016, Paul Pogba asnjëherë nuk i kishte arritur pritshmëritë te Manchester United, me periudhën e tij në Teatrin e Ëndrrave që u karakterizua nga lëndimet, polemikat dhe paraqitjet jo të mira.

Tani, pas shumë zërave gjatë sezonit, është konfirmuar se numri gjashtë nuk do të vazhdojë më në Angli.

Dy janë skuadrat e mundshme që janë përmendur si destinacioni i ardhshëm i ish-klientit të të ndjerit, Mino Raiola. Juventus në vend të parë, dhe Paris-Saint Germain në të dytin, që po luftojnë të kenë në mesfushën e tyre për sezonin e ardhshëm Pogba-n.

Sipas raportimeve, Pogba do të rikthehet aty ku kishte qenë më parë, në Juventus, por asgjë nuk është e përmbyllur.

Juventusi është në pozicionin më të lartë, për të nënshkruar me Pogban, të cilit i është ofruar një marrëveshje trevjeçare me vlerë rreth 10 milionë funta në sezon nga klubi i Serie A.

Në garë mund të futet edhe Real Madrid, nëse këta të fundit dështojnë të sigurojnë transferimin e talentin të Monaco-s, Aurelien Tchouameni.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika