Mandl bën thirrje për heqjen e masave të BE-së ndaj Kosovës

"Parlamentit Evropian i vjen keq për masat që i janë imponuar Kosovës dhe thërret për heqjen e tyre"

Bashkëkryesuesi i Komisionit Parlamentar për Stabilizim-Asociim BE – Kosovë, Lukas Mandl, ka bërë thirrje për heqjen e masave sanksionuese ndaj Kosovës.

Në takimin e 11-të të komisionit që u mbajt në Prishtinë, Mandl, gjithashtu, ka thënë se palët duhet të angazhohen në dialog dhe kërkoi të ketë implementim të plotë të marrëveshjeve të Brukselit dhe të Ohrit.

“Sipas meje, dialogu Kosovë – Serbi do të ketë kuptim vetëm kur të mbahet në frymë e mirëbesimit për të arritur një marrëveshje të normalizimit. Ftoj që të ketë zbatim të plotë të marrëveshjes dhe të gjitha marrëveshjet e mëparshme”, ka thënë Mandl.

Eurodeputeti ka theksuar se Parlamenti Evropianë është zhgënjyer me masat e Bashkimit Evropian ndaj Kosovës.

“Ky takim zhvillohet në një moment me rëndësi për Kosovën dhe BE-në. Unë ftoj të ketë implementim të plotë të Brukselit dhe të Ohrit, nuk duhet të këtë vonesë dhe me pajtim të së drejtës ndërkombëtare. Parlamentit Evropian i vjen keq për masat që i janë imponuar Kosovës dhe thërret për heqjen e tyre. Parlamenti Evropian ka qenë përkrahës i madh i liberalzimit të vizave dhe na vjen mirë që për qytetarët e Kosovës është më lehtë të udhëtojnë. Ky takim i dy komisioneve parlamentare është vazhdimësi i takimeve që janë mbajtur më herët dhe tregon një përmirësim të stabilitetit në Kosovë”, ka shtuar Mandl.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika