Mandl: Historikisht, Serbia ka qenë agresori, ndërsa Kosova ishte viktima

Lukas Mandl, eurodeputeti austriak

Në kuadër të diskutimeve për aplikimin e Kosovës për t’u bërë anëtare e Bashkimit Evropian, eurodeputeti Lukas Mandl ka thënë se Kosova dhe Serbia nuk duhet të trajtohen njëjtë.

Kjo për shkak se historikisht, sipas tij, Serbia ka qenë agresori, kurse Kosova viktima.

Tutje, ai e ka krahasuar rezistencën e Kosovës në luftën e fundit me Serbinë, me atë të Ukrainës, e cila po përballet me agresionin rus.

“Kjo është ajo që qytetarët e Kosovës kanë dekada që e bëjnë dhe janë detyruar ta bëjnë fatkeqësisht, meqë janë ata që janë sulmuar para 25 vjetësh – ata na dhanë një shembull të qartë se si mund të luftohet, por edhe si të krijohet një shtet modern, shtet me kushtetutë moderne dhe me sundim ligji”, tha ai.

Tutje, duke aluduar në takimin e nivelit të lartë që pritet të ndodhë më 18 mars në Ohër, ai ka thënë se pritet një javë që do të merren disa vendime shumë të rëndësishme.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika