Eurodeputeti austriak, Lukas Mandl, i është bashkuar reagimit të kongresistit amerikan, Ritchie Torres, ndaj një deklarate kundër shtetit të Kosovës të Kingsley Wilson, e cila nën Administratën Trump mori postin zëvendëssekretare e Shtypit në Departamentin e Mbrojtjes.
Wilson në një postim në X të vitit 2023 kishte shkruar kundër shtetit të Kosovës, duke përdorur sloganin e Trumpit në fushatë.
“Bëje Kosovën Serbi sërish”, ishte postimi i saj.
“Unë përgëzoj dhe vlerësoj qëndrimin e qartë të kongresistit Ritchie Torres në anën tjetër të Atlantikut. Shteti më i ri i Europës, që ka origjinën në një popullsi të lashtë të vjetër dhe një kushtetutë moderne që është shembull për bashkëjetesën paqësore të etnive dhe feve, nuk do të zhduket”, ka shkruar Mandl.
Ndërsa, kongresisti amerikan, Ritchie Torres ka thënë se kjo është një përpjekje e turpshme për të delegjitimuar Kosovën.
Ai ka theksuar Kosova ka qenë dhe vazhdon të jetë aleati më i madh amerikan në Ballkanin Perëndimor, duke refuzuar çdo tentativë për të ndryshuar historinë.