Mandl kërkon sqarim nga BE-ja për referimin ndaj kryeministrit Kurti si “lider i opozitës kosovare”

Eurodeputeti austriak, Lukas Mandl ka reaguar ndaj lëshimit që është bërë në faqen zyrtare të BE-së në paralajmërimin për takim mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti me Borrellin e Lajçakun, ku BE-ja i është referuar kryeministrit Kurti si "lider i opozitës kosovare"

Lukas Mandl, eurodeputeti austriak

Në njoftimin e faqes zyrtare të Bashkimit Evropian(BE) për takimin që u mbajt të enjten e 18 gushtit në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi, është bërë një lëshim ku kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i është referuar si “lider i opozitës kosovare”.

Ndonëse gabimi u përmirësua më pas, ka ngjallur reagime të shumta.

Njoftimi nga BE

E për këtë Eurodeputeti austriak, Lukas Mandl ka kërkuar sqarim nga krerët e Bashkimit Evropian(BE) duke përfshirë Përfaqësuesin e Lartë për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, emisarin për dialog Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, dhe presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Mandl ka shpërndarë postimin e gazetares austriake, Franziska Tschinderle, të cilës i është dukur e pabesueshme që Kurtit i janë referuar si “lider i opozitës”.

“Prisni pak. A e ka prezantuar BE-ja vërtetë Albin Kurtin si ‘lider të opozitës’ në vend të kryeministrit?”, ka pyetur ajo në Twitter.

Ndërsa Mandl në Twitter ka pyetur “A mund të ju kërkojë sqarime për këtë çështje që ka ngritur gazetarja Tschinderle? Faleminderit! Hvala! Thank you! Danke! Merci”.

Ndryshe më 18 gusht në Bruksel, kryeministri Kurti dhe presidenti i Serbisë, Vuçiq janë takuar në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi me ndërmjetësimin e BE-së.

Ndërsa pas një takimi të gjatë, shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell ka deklaruar se nuk ka pasur ndonjë marrëveshje gjatë këtij takimi por se dialogu duhet të vazhdojë në ditët në vijim deri më 1 shtator.

Borrell pas takimit Kurti-Vuçiq: Nuk ka marrëveshje, dialogu do të vazhdojë ditëve në vazhdim

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika