Mandl për liberalizimin e vizave për Kosovën: Këtij vendi i janë bërë premtime të cilat s’janë mbajtur

Eurodeputeti austriak, Lukas Mandl, derisa ka folur gjatë seancës plenare në Parlamentin Evropian, ka thënë se Kosova e ka paguar me gjak lirinë e saj, dhe se ndonëse i janë bërë premtime nga BE-ja për lirinë e lëvizjes së lirë, të njëjtat nuk janë mbajtur

Lukas Mandl, eurodeputeti austriak

Eurodeputeti austriak, Lukas Mandl, teksa ka folur për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, ka thënë se Bashkimi Evropian ka bërë premtime, por s’i ka mbajtur ato.

Kosovën e ka cilësuar si vend me demokraci të qëndrueshme që sundimin e ligjit “e ka bërë me shpejtësi të madhe”.

Ndonëse, ai konsideron se ende ka nevojë për përmirësim në sundimin e ligjit, megjithatë Mandl ka deklaruar se Kosova disponon Kushtetutë të fortë.

“Dua të them se Kosova ka paguar me gjak lirinë e saj. BE dhe SHBA e ndihmuan vendin për të fituar pavarësinë. Ky vend është bërë demokratik, ka sundim të ligjit dhe e ka bërë me shpejtësi të madhe. Është demokraci e qëndrueshme dhe vend me shumëllojshmëri”, është shprehur ai.

“Po sundimi i ligjit ka nevojë për përmirësim, por ka kushtetutë të fortë. Ky vend është njohur nga 100 vende të tjera, përfshirë edhe Izraelin dhe kjo s’bëhej fjalë më parë. Por ky është një vend që ende nuk njihet nga një pakicë e vendeve të BE-së. Ky vend është i vetmi në Ballkanin Perëndimor që nuk gëzon lirinë e lëvizjes pa viza. Këtij vendi i janë bërë premtime, premtime të cilat nuk janë mbajtur. Dhe premtimet janë lënë anash”, shtoi Mandl.

Mandl, theksoi se qytetarët e Kosovës janë populli më proevropian dhe më properëndimor në rajon.

Po ashtu, gjatë fjalimit të tij për Raportin e Parlamentit Evropian, Mandl ritheksoi se “Kosova është demokracia më e re në Evropë”.

Ndryshe, deputetët e Parlamentit Evropian, gjatë seancës plenare që po mbahet të mërkurën e gjashtë korrikut, do të votojnë raportet për Kosovën, Serbinë dhe Bosnjë e Hercegovinën.

Ky votim pason debatin e zhvilluar të martën e pesë korrikut në PE për këto raporte.

Sa i përket Kosovës, gjatë debatit të së martës, kanë dominuar thirrjet për liberalizimin e vizave.

Po ashtu, është bërë thirrje për progres në dialogun Kosovë-Serbi, i cili ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian.

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, gjatë fjalimit të saj, ka mirëpritur qëndrimet e Kosovës lidhur me luftën që po zhvillohet në Ukrainë.

Ajo ka ripërsëritur thirrjen për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, që sipas saj është zvarritur si proces.

Çka tjetër thuhet në raportin për Kosovë?

Në raportin për Kosovën theksohet se janë përmbushur të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave qysh në vitin 2018.

Por, akoma nuk është miratuar vendimi për liri të lëvizjes.

Po ashtu, në këtë raport përfshihet edhe përkrahja ndaj kërkesës së Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

Kosova ka aplikuar për anëtarësim në KiE më 12 maj.

Në raportin e miratuar, deputetët e PE-së kanë theksuar synimin e Kosovës për të aplikuar për anëtarësim në BE në fund të vitit 2022.

Megjithatë, ata kanë theksuar se nuk ka procedurë të shpejtë dhe se normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë është i nevojshëm që Kosova të përparojë drejt rrugës evropiane.

Të dy shtetet fqinje janë paralajmëruar se është i domosodoshëm zbatimi i plotë i të gjitha marrëveshjeve të mëparshme.

Përfshirë këtu edhe Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Ndërkohë, Kosova është ftuar që të vazhdojë procesin e reformave, luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Të mërkurën PE-ja voton raportet për Kosovën dhe Serbinë

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika