Mangësi të rreshtuara për RTK-në nga auditori, bordi pajtohet

Me parregullësitë që i ka gjetur Zyra Kombëtare e Auditorit në Radio Televizonin e Kosovës po pajtohet edhe Kryetari i Bordit të këtij institucioni. Shkelja që ka bërë më së shumti bujë është ajo e gjetjes se RTK kishte paguar shujta në vlerë prej 164,285 euro, për persona të cilët nuk kishin qenë fare në punë

Ilustrim

Në institucionin mediatik që financohet nga Buxheti i Kosovës, një sërë parregullësi ka gjetur Zyra Kombëtare e Auditmit.

Bëhet fjalë për Radio Televizionin e Kosovës.

RTK kishte paguar shujta në vlerë prej 164 mijë e 285 euro, për persona të cilët nuk kishin qenë fare në punë.

Madje, ZKA-së, i është konfirmuar që ka pasur raste ku ka pasur punonjës që nuk janë paraqitur në punë gjatë gjithë vitit.

“Në vitin 2021 nuk janë evidentar në punë 15 punonjës për 10 deri 12 muaj të vitit dhe prej tyre në 7 raste kemi pranuar konfirmime alternative nga mbikqyrësit e tyre se ata kanë punuar në të vërtetë. Ndërsa në 8 raste tjera nuk kemi pranuar dëshmi se ata në të vërtetë kanë punuar dhe kanë vijuar punën. Në vitin 2019 nuk janë evidentuar në punë 13 punonjës nga 3 në 12 muaj të vitit”, kanë thënë nga zyra e Auditimit.

Zyra e Auditimit, ndër të tjera ka evidentuar në menaxhimin e fondeve publike tek burimet njerëzore dhe programet vendore.

Është kryetari i bordit të RTK-së, Besnik Boletini, i cili thotë që pajtohet me parregullsitë që ka gjetur auditori.

Madje tregon që disa prej rekomandimeve kanë filluar të zbatohen.

“Disa prej gjetjeve vetëm janë zbatuar, ta zëm cështja e vijushmërisë e cila është theksuar në raport. Pra, nuk ka më punëtor që nuk del në punë në RTK, cështja e kontratave për shërbime, nuk ka më të tilla. Në auditim po ashtu thuhet që 58 persona të menaxhmentit të lartë nuk kanë pasur nevoje të evidentohen në punë, edhe ky vendim është shfuqizuar”, ka thënë Besnik Boletini – Bordi i RTK-së.

Auditori ndër të tjera ka evidentuar edhe planifikim jo të duhur për nevojën e rekrutimit dhe angazhimin e bashkpunëtorëve të jashtëm, pranim të  punonjësve pa konkurs publik në pozita të rregullta e mos vlerësim  i nevojave për kontraktim të programeve vendore.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika