Ndonëse nuk është pjesë e Bashkimit Evropian, por Kosova është bërë nikoqire e edicionit të 14-të të “Manifesta, Bienales Nomade Evropiane”.
Nëpërmjet këtij aktiviteti të madh ndërkombëtar kushtuar artit, po synohet kthimi i hapësirave publike tek qytetarët.
Një ditë para se të hapen për publikun dyert e këtij festivali, përfaqësuesit e Bineales por edhe të institucioneve kosovare shpalosen programin 100 ditor të këtij edicioni.
Drejtoresha e “Manifesta14 Prishtina”, Hedwig Fijen ngriti si shqetësim mosliberalizimin e vizave për kosovarët, për çka tha se kjo ndikon që komuniteti kulturor e artistik kosovar të përballet me kufizime bazike.
Fijen është deklaruar se janë krenar të prezantojmë 103 pjesëmarrës nga 30 vende
“Ky edicion i ‘Manifestas’ bazohet në katër shtyllat kryesore si rezultat i hulumtimeve 4-vjeçare dhe gjenerimit të informatave… Është ish-fabrika e tullave, Hoteli ikonik ‘Grand Hotel’ hapësira e komunitetit që quhet qendra për praktikë narrative në ish-bibliotekën ‘Hivzi Sylejmani’ dhe një pjesë të 24 hapësirave gjithandej qytetit. I kemi vendosur këto hapësira dhe lokacione si pjesë e rikthimit të qytetit pjesët origjinale të qytetit të Prishtinës”, ks thënë Fijen.
E “Manifesta” po shihet edhe si lobim politik për të ecur pa u diskriminuar në rrugën integruese evropiane të Kosovës.
Çeku ka thënë se banorët e Kosovës, e cila organizon ‘Manifestën’ nuk mund të udhëtojnë pa viza
“‘Manifesta’ është edhe ekonomi përmes turizmit kulturor është edhe rrjetëzim artistik ndërkombëtar dhe reputacion për shtetin. ‘Manifesta’ është platformë diskutimi për muzeun tonë të ardhshëm të artit bashkëkohor është gjithashtu edhe dëshmi që vendi ynë mund të organizojë ngjarje edhe më të mëdha botërore të artit dhe rrit potencialin e zhvillimit të monumenteve të trashëgimisë kulturore”, ka shtuar Çeku.
E i pari i Prishtinës, Përparim Rama tha se trashëgimia e “Manifestës” do të jetojë edhe përtej 100 ditëve sa është kjo platformë në Kosovë.
Rama tha se “Manifesta” me ndryshimet e saj ka sjell artin tek qytetarët.
“Ideja e re ishte që ne së bashku të bashkojmë forcat për transformimet publike që të hap mundësi për qytetin që të shohim dhe shfrytëzojmë mundësitë që paraqet qyteti dhe të shfrytëzojmë ‘Manifestën’ si platformë për diskutim, debat, për të bërë bashkë komunitetet për të hapur mundësi të reja për të theksuar hapësirat publike brenda qytetit si vende që krijojnë këto mundësi që njerëzit të flasin lirshëm për nevojat e tyre, dëshirat dhe idetë e tyre për qytetin”, ka thënë Rama.
“Manifesta14 Prishtinë“ do të jetë e hapur nga 22 korriku deri më 30 tetor. Përgjatë kësaj kohe qytetarët e Kosovës por edhe të huaj do të mund të vizitojnë pa pagesë 25 hapësirat e “Manifestës” dhe gjithë programin e festivalit.