Manipulim për fushatë zgjedhore po konsiderohet vendimi i qeverisë për ndarjen e 100 eurove, per fëmijët e pensionmarrësit.
Fitues të kësaj shume do të jenë edhe kategoritë e dala nga lufta, por të njëjtit thonë se qeveria duhet të ndërmarr veprime të tjera për tu dalë në ndihmë.
“Kjo po dihet, po kuptohet që është fushata, tash ai i ndan ka 100 euro në vend se me i siguru sigurimet shëndetësore, që katër vite në qeveri nuk ka bërë asgjë, tash mundohet me i pru ka 100 euro me ble vota. Nevoja është aq e madhe e pensionistëve se kanë nevoj për këto mjete edhe manipulon me ta, duhet të jetë pensioni i dinjiteshëm”, ka deklaruar Metush Kryeziu, nga OVL e UÇK-së.
Vendim të paarsyeshëm e ta pa matur e vlerëson edhe njohësi i ekonomisë, Bashkim Mustafa.
“Tash jemi në një fushtaë zgjedhore edhe qeveria nuk po ka se me çka të aryetohet apo të del para qytetarëve të vendit, dhe përmes keqpërdorimit të parasë publike, po mundohet të blejë votë masive tek shtresat më të ndjeshme që janë pensionistët e fëmijët, dmth është një vendim i pamundur një vendim i paanalizuar mirë, një vendim i pa arsyeshëm në aspektin e multiklimimit të paras”, ka deklaruar Bashkim Mustafa – profesor i Ekonomis.
Ndaj këtij vendimi kanë reaguar edhe nga Partia Demokratike dhe LDK-ja të cilët thënë se kjo që bëri qeveria sot është mungesë e vizionit nga një udhëheqje e dështuar.
“Vizion në javën e parë të mandatit, apo panikë në muajt e fundit? Ky pra është dallimi. Sepse LDK e ka programin dhe zotimin e qartë: koeficient të pagave 150 euro – që do të thotë rritje mesatare e pagës për 200 euro – për të giithë shërbyesit publik në javën e parë të mandatit, dhe zgjidhje të qëndrueshme që i përgjegjen vështirësive dhe nevojave të përditshme të qytetarëve. Kjo ka dallim të madh me lëmoshën e dhënë në fund të vitit e cila nuk mjafton as për ta paguar rrymën në këtë dimër. Sepse kjo që pamë sot nga kjo qeveri nuk është asgjë më shumë se shenjë e panikës dhe mungesë e vizionit nga një udhëheqësi e dështuar e cila nuk ka implementuar asgjë të qëndrueshme në 4 vite qeverisje. Qytetarët janë lodhur nga qeverisja e paaftë, dhe ata po na e tregojnë çdo ditë se ata duan ndryshim, dhe e duan atë menjëherë! E këtë ndryshim, me mirëqenie, mundësi e paga të mjaftueshme për të gjithë – dhe atë gjatë tërë vitit, do ta sjell vetëm LDK nën udhëheqjen e Dr. Lumir Abdixhikut dhe ekipit tonë profesionist. Bashkë me qytetarët e vendit do të bëhemi ndryshimi i domosdoshëm për Kosovën!”, thuhet nga ana e LDK-së.
Qeveria e Kosovës njoftoi këtë të diele, se ka vendosur të ndajë nga 100 euro shtesë të njëhershme për pensionistët dhe po ashtu për gjithë fëmijët të moshave deri 16 vjeç.