Manxhuka i VV-së i reagon Bajramit: Edhe në 2016-tën ishte veriu i çliruar, por nuk e pamë

"Edhe këto janë fryte të shefit të Hykmetes siç ishte edhe kjo me 'Komercialna Bankën'"

Arlind Manxhuka, zedhenes i VV-se

Pasi Banka Qendrore e Kosovës (BQK) njoftoi se ka përfunduar vullnetarisht veprimtaria bankare e shërbimit me klientë e “Komercijalna Banka AD Beograd” dega në Mitrovicë reagoi deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami. Ajo tha se mbyllaja e kësaj banke nuk është rezultat i veprimeve të Qeverisë apo BQK, por se është “veprim i natyrshëm që ka filluar tashmë që nga shitja e kësaj banke përmes likuidimit vullnetar”.

E deputetes i reagoi zëdhënësi i Vetëvendosjes, Arlind Manxhuka, duke i thënë se edhe në vitin 2016 “ishte veriu i çliruar siç duket, por ne nuk e pamë, po e shohim veç tash”.

“Edhe atëherë ishte veriu i çliruar siç duket, por ne nuk e pamë, po e shohim veç tash. Edhe këto janë fryte të shefit të Hykmetes siç ishte edhe kjo me ‘Komercialna Bankën’”, ka shkruar Manxhuka në Facebook, teksa ka shpërndarë një kronikë të lajmeve, ku bëhet fjalë për ish-kryeministrin, Isa Mustafa, që kishte shkuar të përuronte urën që lidhte Leposaviqin me Zveçanin.

Por, kryeministri i atëhershëm, siç thuhet në kronikë, kishte shkuar në përurim duke përdorur rrugët alternative, për shkak se disa qytetarë serbë kishin bllokuar rrugën Zveçan – Leposaviq.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika