Manxhuka-Kerliu për rastin e ngacmimit seksual të profesorit Xhevat Krasniqi: Unë e informova Rektorin dhe Dekanin e Fakultetit të Edukimit

Dekanja e Fakultetit të Mjekësisë, Suzana Manxhuka-Kerliu, ka thënë se pas pranimit nga ana e studenteve të ankesave lidhur me ngacmimet seksuale nga ana e profesorit Xhevat Krasniqi, ajo ka informuar Rektorin dhe Dekanin e Fakultetit të Edukimit

Suzana Manxhuka-Kerliu, Dekane e Fakultetit të Mjekësisë ka thënë se fillimisht denoncimin për ngacmim seksual të profesorit Xhevat Krasniqi e ka pranuar gojarisht nga 3-4 studente. Ajo ka treguar se pastaj denoncimi është bërë edhe nga studentë të tjerë me shkrim lidhur me profesorin Xhevat Krasniqi.

Manxhuka-Kerliu tha se përcjelljes së shkresës-fletëparaqitjes  ndaj Profesorit Xhevat Krasniqi, hapi i parë nga ajo ka qenë informimi i Rektorit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” dhe pastaj kërkova nga Fakulteti i Shkencave Natyrore-Matematikor të gjejë zëvendësimin e tij, pasi që ishte më lehtë të largohet një profesor i angazhuar.

Manxhuka-Kerliu e ftuar tek emisioni “Debat Plus” në Televizionin Dukagjini tha se “Këshilli Studentor i Fakultetit të Mjekësisë më kishte dërguar e-mail me të cilin më informonte me problemin që kishte ngjarë në Fakultetin e Mjekësisë, gjegjësisht në degën e Farmacisë”.

“Unë menjëherë kërkova që t’i takojë edhe studentët edhe Këshillin Studentor edhe përgjegjësen e Degës së Farmacisë nga radhët e studentëve. Dhe pasi më treguan me detaje situatën, pasi që Xhevat Krasniqi ishte i angazhuar tek ne, dhe nuk ishte i rregullt. Fillimisht, e denoncuan gojarisht dhe treguan situatën. Meqenëse bazuar në rregulloren për ngacmime seksuale, unë duhet të kem me shkrim denoncimin, kërkova nga to të dëshmojnë situatën në të cilën ishin gjendur. Pastaj ishin edhe dëshmitarë të tjerë, jo vetëm ato 3-4 studente, por edhe dëshmitarë të tjerë pasi që ngjarja kishte ndodhur edhe gjatë ligjeratave, konsultimeve“, ka thënë Manxhuka-Kerliu.

Dekanja, Manxhuka-Kerliu tha se deri më tani nuk ka pasur ndonjë informacion për problemet që janë ballafaquar studentët lidhur me profesorrin në fjalë.

“Deri më tani nuk kam pasur ndonjë informatë për problemet që janë ballafaquar studentët . Dhe së bashku me prodekanët që profesorin Xhevat Krasniqi të ftojmë në takim, ta njoftojmë fillimisht. Janë takuar Prodekani për Çështje Akademike,së bashku me dy prodekanë të tjerë si dhe sekretari dhe zyrtari për mësim. E kanë njoftuar për denoncimin e studentëve. Profesori e ka mohuar situatën. E kanë njoftuar edhe për vendimin e Dekanes, që ne nuk dëshirojmë të mos vazhdojë në degën e Farmacisë për shkak të këtyre problemeve dhe kemi dërguar fletë paraqitjen në Këshillin e Etikës. Ai është pajtuar dhe nuk ka bërë asnjë problem”, tha ajo.

“Ata prononcuan me shkrim, dhe bazuar në rregulloren për ngacmime seksuale kam obligim që ta denoncoi dhe të përcjelli atë shkresën-fletëparaqitjen ndaj këtij profesori në Këshillin Etik të Universitetit të Prishtinës. Përpos kësaj, informova me e-mail rektorin e UP-së, dekanin e Fakultetit të Edukimit dhe të Fakultetit të Shkencës. Fillimisht bisedova me Dekanin e Edukimit, i tregova për ngjarjen dhe pastaj  bisedova me Dekanin e Fakultetit të Shkencave Natyrore-Matematikor, nga I cili kërkova zëvendësimin e tij ngase ishte më lehtë të largojë një profesor të tillë me gjithë ato probleme ngase nuk ka vendim të profesorit të rregullt”, tha ajo.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika