MAPL: Jemi në proces të shqyrtimit, nuk bëhet fjalë për anulim

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka dalë me sqarim publik për media pas anulimit të mbajtjes së festivalit ‘Sunny Hill’ dhe zhvendosjes së tij në Tiranë

Ilustrim

Në sqarim thuhet se ministria që nga momenti i parë ka trajtuar me kujdes maksimal vendimin e Komunës së Prishtinës për dhënien afatgjatë të pronës komunale në shfrytëzim dhe se nuk e anuluar apo rikthyer në rishqyrtim këtë vendim, por ka kërkuar sqarim dhe dokumente shtesë të cilat mungojnë.

“Nisur nga fakti se institucionet lokale janë konstatuar me vonesë për shkak të procesit zgjedhor, MAPL në fillim të këtij viti ju ka mundësuar të gjitha komunave, përfshirë këtu edhe Prishtinën, shpalljen e listës së pronave që do të jepnin në shfrytëzim deri me 31 mars 2022. Në anën tjetër, vendimi për dhënien në shfrytëzim të pronës komunale për “The Sunny Hill”, me procedurat e negocimit të Kryetarit të Komunës, është aprovuar nga Kuvendi i Komunës së Prishtinës më 10.05.2022, ndërsa për shqyrtim të ligjshmërisë në Ministri është pranuar më datë 16.05.2022”, thuhet në sqarim.

Tutje aty është thënë se ani pse lënda nuk ka qenë e kompletuar, duke vlerësuar edhe rëndësinë e një veprimtarie të tillë, MAPL në përputhje me kompetencat sipas Ligjit për Vetëqeverisje Lokale për shqyrtimin administrativ të akteve të komunave ka kërkuar sqarime shtesë në lidhje me vendimin e Komunës së Prishtinës me theks të veçantë për kohëzgjatjen e dhënies në shfrytëzim dhe pjesën e parcelës prej 17 hektarësh, sa ishte kërkuar në shfrytëzim, një pjesë e së cilës ka statusin e tokës bujqësore.

“Përveç kësaj lënda kishte disa dokumente esenciale që mungonin në aplikacion për të cilat kërkuam po ashtu sqarime shtesë:

  1. a) Projekti i paraqitur nga investitori dhe plani dinamik i realizimit të investimit;
  2. b) qarkullimin bankar për vitin paraprak, ashtu siç është paraparë me nenin 23 të rregullores për përcaktimin e procedurave të dhënies në shfrytëzim dhe këmbimin e pronës së paluajtshme të komunës.

Duam po ashtu të theksojmë se për këtë akt dhe mënyrën e dhënies së pronës në shfrytëzim për 99 vite ne kemi pranuar reagime edhe nga organizata të shoqërisë civile të cilat kanë tërhequr vërejtjen pikërisht për mënyrën se si ishte proceduar me këtë proces.

“Megjithatë ne kemi qenë dhe vazhdojmë të jemi të përkushtuar të trajtojmë me interes dhe seriozitet aktin në fjalë. Aktualisht ministria jonë është në pritje të përgjigjes në pyetjet që i kemi dërguar kryetarit të Komunës së Prishtinës, Përparim Rama”.

“Duke e ditur rëndësinë e cilitdo investim madhor dhe nevojës për projekte serioze, por edhe në përputhje me interesin dhe mënyrën e shfrytëzimit të pronës publike, MAPL njofton se janë në proces të shqyrtimit të këtij akti dhe se nuk bëhet fjalë për anulim nga ana e ministrisë”, shkruhet në sqarim.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika