Maqedonci: 43 kadetë të FSK-së po i ndjekin studimet në objektin e Akademisë së Mbrojtjes, investuam mbi një milion euro në të

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se 43 kadetë të FSK-së janë duke i ndjekur studimet në objektin e Akademisë së Mbrojtjes, në të cilin objekt është investuar mbi një milion euro.

Maqedonci ka shkruar se në këtë formë menaxhmenti drejtues e akademik ka ngritur kapacitetet profesionale të Forcës së Sigurisë së Kosovës përmes shkollimit të kuadrove të reja të kadetëve në Qendrën për Studime Universitare dhe avancimin e oficerëve në Shkollën e Oficerëve.

“Investuam mbi një milion euro në ndërtimin e objektit të Akademisë së Mbrojtjes, ashtu që menaxhmenti drejtues e akademik të ngritë kapacitetet profesionale të Forcës së Sigurisë së Kosovës përmes shkollimit të kuadrove të reja të kadetëve në Qendrën për Studime Universitare dhe avancimin e oficerëve në Shkollën e Oficerëve. Qendra për Studime Universitare (QSU) e ndërtuar mbi katër shtylla apo programe kryesore: Programi Profesional; Programi i Udhëheqjes; Programi Akademik dhe Programi i Përgatitjes Fizike, ka për mision që të arsimojë, edukojë, trajnojë dhe inspirojë kadetët që të bëhen oficerë të cilët do të udhëheqin me shembull dhe që qëllim kryesor kanë shërbimin ndaj atdheut”, ka shkruar Maqedonci në Facebook.

Ai tutje ka theksuar se kadetët e diplomuar në Qendrën për Studime Universitare-Akademinë e Mbrojtjes janë liderët e së ardhmes.

“Të përgatitur në aspektin fizik e mendor janë të gatshëm për të udhëhequr çdo situatë në mënyrë efektive, pa marrë parasysh mjedisin ose skenarin e operacionit”, ka shkruar ndër të tjera Maqedonci.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika