Maqedonci: Bazamenti i të gjithave ishte dhe është UÇK-ja

Ministri i sapoemëruar i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka deklaruar se është i vendosur të kryejë detyrat e tij me nder dhe përkushtim të plotë ndaj shtetit dhe atdheut, në mënyrë të ngjashme me angazhimin e tij të mëparshëm në UÇK

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, i cili disa ditë më parë është emëruar ministër në Qeverinë e Kosovës, ka theksuar në një intervistë të fundit se bazamenti i të gjitha të arriturave të tij është dhe mbetet Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK).

Ai ka thënë se do të mundohet që të kryejë detyrat me nder dhe do të jetë në shërbim të shtetit e atdheut, siç ka qenë çdo herë.

Ministri  Maqedonci, ka folur edhe për etapat nëpër të cilat ai ka kaluar, duke filluar nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës.

“Bazamenti i të gjithave ka qenë është UÇK-ja. Të gjitha etapat që kam kaluar më kanë formësuar”, ka deklaruar ai për RTK Prime.

“Në vitin 2025, FSK do të ketë tri regjimente të këmbësorisë”

Maqedonci ka thënë se FSK-ja po shkon duke u zhvilluar sipas planit që është përpiluar në bashkëpunim me aleatët.

Ai bërë të ditur se në vitin 2025, FSK-ja do të ketë tri regjimente të këmbësorisë, që kanë synim mbrojtjen e vendit.

Po ashtu, ministri Maqedonci ka folur edhe për buxhetin që Qeveria e Kosovës ka ndarë për buxhetin për ushtrinë e Kosovës e që sipas tij, është rritur për 120 %.

“Ky buxhet ka ndikuar dukeshim në rritjen e kapaciteteve ushtarake, rekrutimit, blerjen e pajisjeve ushtarake e të tjera”, ka deklaruar ai.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika