Maqedonci e Görgün diskutojnë për bashkëpunimin në zhvillimin e industrisë së mbrojtjes

Ministri në detyrë i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, gjatë qëndrimit të tij në Turqi në kuadër të Forumit Diplomatik në Antalya, ka zhvilluar një takim me presidentin e Industrisë së Mbrojtjes së Turqisë, Haluk Görgün.

Përmes një postimi në Facebook, Maqedonci njoftoi se gjatë takimit është diskutuar për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Turqisë në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, me theks të veçantë në zhvillimin e industrisë së mbrojtjes.

“Zhvillimi i industrisë së mbrojtjes forcon marrëdhëniet mes vendeve tona, si dhe kontribuon fuqishëm në zhvillimin e mëtejmë të kapaciteteve tona duke krijuar vetëqëndrueshmëri për municione të kalibrave të ndryshëm,” ka shkruar Maqedonci.

Ai gjithashtu theksoi rëndësinë e këtij bashkëpunimi strategjik për sigurinë rajonale dhe avancimin e kapaciteteve ushtarake të Kosovës.

Shija e redaktorit

 Themelorja lë në fuqi aktakuzën ndaj dy ish-ministrave Endrit Shala...

Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar kërkesat për kundërshtim të provave dhe për hudhje të aktakuzës, të parashtruara nga mbrojtja e dy ish-ministrave të...

Ambasada britanike për njohjen e Kosovës nga Sudani: Një moment...

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë përmes një postimi në Facebook e ka uruar Kosovën për njohjen e marrë nga shteti afrikan, Sudani. Ambasada...

Sudani e njeh pavarësinë e Kosovën

Sudani, shtet në verilindje të Afrikës, e ka njohur pavarësinë e Kosovës të shtunën. Lajmin për njohjen e Kosovës nga Sudani e ka dhënë e...

Të fundit nga rubrika