Maqedonci: FSK-ja do të ketë edhe helikopterë

Ejup Maqeonci

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka deklaruar se Forca e Sigurisë së Kosovës [FSK] e sheh të nevojshme edhe posedimin qoftë të paktën e një helikopteri si një aset i nevojshëm.

Maqedonci tha për “Five” të Televizionit Dukagjini se janë në diskutime me ambasadën e SHBA-ve dhe departamentin e Mbrojtjes së SHBA-së për posedimin e helikopterëve, sidomos për efektin e kërkim-shpëtimit, evakiumit mjekësor.

“Në kuadër të strukturës së FSK-së është e paraparë edhe helikopterët. Jemi në diskutim me Ambasadën e SHBA-ve, me departamentin e Mbrojtjes. Helikopterët janë pjesë e fazës së tretë të tranzicionit, një prej aseteve të nevojshme, të paktën për mbështetjen e autoriteteve civile. Pas luftës së Ukrainës, formati ka ndryshuar. Helikopterët nuk e kanë efektin luftarak që kanë pasur në të kaluarën, por të rëndësishme sidomos për kërkim-shpëtimit, evakiumit mjekësor”, deklaroi Maqedonci.

 

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika