Maqedonci: Grupet afër kufirit me Serbinë paraqesin rrezik për Kosovën

Në 1 vjetorin e Banjskës, ministri i Mbrojtjes së Kosovës Ejup Maqedonci ka thënë që grupi i Radojçiqit dhe grupe të ngjashme vazhdojnë të jenë afërt kufirit dhe të paraqesin rrezik për Kosovën. Në një intervistë për Dukagjinin, ministri thotë se ata po përkrahën nga Serbia, ndërkaq flet edhe për mundësinë e ndërhyrjes së ushtrisë në atë pjesë

Në 1 vjetorin e sulmit terrorist në Banjskë, Kosova qëndron shumë më mirë në aspektin e sigurisë në atë pjesë.

Kështu thotë ministri i Mbrojtjes së Kosovës Ejup Maqedonci, duke lavdëruar punën e Policisë së Kosovës.

Megjithatë, ai shton se Serbia po vazhdon t’i përkrahë atë grup dhe grupe të tilla në Serbi që për Kosovën dhe jo vetëm do të thotë rrezik.

“Duke pas parasysh që këto grupe ndërkohë, kanë zhvilluar edhe aktivitete të ndryshme, duke përfshirë edhe trajnim dhe riorganizim, ekziston rreziku që këto grupe  të shfrytëzohen nga strukturat shtetërore në Serbi, për të kryer akte terroriste në vendin tonë,” tha Maqedonci.

Ministri thotë se fakte pse Serbia është bashkorganizatore e sulmit në Banjskë janë armatimi që iu kap grupit sepse pajisjet e tilla ushtarake që i kishte grupi i Radoiçiqit jepen vetëm me leje të veçantë.

Maqedonci flet edhe për mundësinë e përfshirjes së ushtrisë në atë pjesë në rast rreziku.

“Në rastin e katër komunave veriore ne po vazhdojmë që pavarësisht që nuk pajtohemi, po vazhdojmë të respektojmë vendimin e vitit 2013, për mos përfshirje të FSK-së, pa ndonjë koordinim paraprak me KFOR-in,” shtoi Maqedonci.

Ministri i Mbrojtjes, tha se përveç punës profesionale të Policisë së Kosovës, në veri punë të rëndësishme kryen edhe KFOR-i.

Shija e redaktorit

VV e PDK lëshojnë sallën, dështon votimi i buxhetit të...

Asamblistët e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) dhe Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) kanë braktisur mbledhjen e Kuvendit të Komunës së Prishtinës, e cila kishte si...

Boksieri shqiptar Roberto Bakaj fiton meçin me nokaut

Roberto Bakaj ka shënuar fitore në meçin e zhvilluar në Harrow Leisure Center. Bakaj ashtu si vëllai i tij arriti ta nokautoj kundërshtarin, Shaban Hamadi...

Amarildo Bakaj fiton meçin me nokaut

Amarildo Bakaj ka shënuar një tjetër fitore në boksin profesionist. 25-vjeçari arriti fitore ndaj kundërshtarit, Mawuli Folivi në meçin e zhvilluar në Harros Leisure Center. Bakaj...

Të fundit nga rubrika