Maqedonci i ofron ndihmë Republikës Çeke pas përmbytjeve të mëdha

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, ka ofruar ndihmë për Republikën Çeke, duke shprehur gatishmërinë për të mbështetur në përballimin e përmbytjeve të mëdha që kanë goditur këtë vend

Përroi Porubka është përmbytur në një periferi të Ostravës, Republika Çeke, më 14 shtator 2024. © Michal Cizek, AFP

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, ka shprehur gatishmërinë për të ndihmuar Republikën Çeke që po përballet me përmbytje të mëdha.

Ministri Maqedonci ka bërë të ditur se ka kontaktuar homologen e tij, ministren e Mbrojtjes së Republikës Çeke, Jana Černochová, dhe i ka ofruar ndihmë përmes kapaciteteve të kërkim-shpëtimit dhe formave të tjera të mbështetjes humanitare.

“Me rastin e vërshimeve të jashtëzakonshme në Republikën e Çekisë, i shpreha gatishmërinë për të ofruar ndihmë përmes kapaciteteve të kërkim-shpëtimit apo formave të tjera të mbështetjes humanitare,” ka thënë Maqedonci në Facebook.

Ai ka shtuar se mendimet e Kosovës janë me të gjithë të prekurit dhe ka shpresuar që kjo krizë të kalojë sa më shpejt dhe me sa më pak dëme.

Ministri Maqedonci ka theksuar se Kosova qëndron në mbështetje të Republikës Çeke në këtë periudhë të vështirë.

Shija e redaktorit

VV e PDK lëshojnë sallën, dështon votimi i buxhetit të...

Asamblistët e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) dhe Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) kanë braktisur mbledhjen e Kuvendit të Komunës së Prishtinës, e cila kishte si...

Boksieri shqiptar Roberto Bakaj fiton meçin me nokaut

Roberto Bakaj ka shënuar fitore në meçin e zhvilluar në Harrow Leisure Center. Bakaj ashtu si vëllai i tij arriti ta nokautoj kundërshtarin, Shaban Hamadi...

Amarildo Bakaj fiton meçin me nokaut

Amarildo Bakaj ka shënuar një tjetër fitore në boksin profesionist. 25-vjeçari arriti fitore ndaj kundërshtarit, Mawuli Folivi në meçin e zhvilluar në Harros Leisure Center. Bakaj...

Të fundit nga rubrika