Maqedonci ka dorëzuar dorëheqjen te Kurti, thotë Musliu – E mohojnë nga Ministria e Mbrojtjes

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu në intervistë për emisionin FIVE

Ganimete Musliu, deputete e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ka thënë se ka marrë informacione të pavërtetuara që ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka dorëzuar dorëheqjen e tij te kryeministri Albin Kurti, në lidhje me zhvillimet e fundit në këtë ministri.

Musliu ishte duke komentuar raportimet e fundit në lidhje me mungesën e ushqimit për ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), gjë për të ciën edhe komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka dërguar një letër Ministrit të Mbrojtjes, Ejup Maqedoncit, duke shprehur shqetësimet për vështirësitë në furnizimin me ushqim.

Musliu theksoi se ende nuk ka një konfirmim nga Kurti për këtë dorëheqje.

“Kam informacione të pavërtetuara që Maqedonci e ka dorëzuar dorëheqjen te Kurti. Po ende nuk e ka konfirmuar Kurti.

Kështu që ata njerëz që kanë kontribuuar me dekada në forcimin e shtetit, në forcimin e ushtrisë së Kosovës, unë jam shumë e bindur nuk pranojnë të poshtërohen në këtë mënyrë nga Albin Kurti dhe njerëz parazitë që janë rreth Albin Kurtit”, ka thënë deputetja e PDK-së në FIVE të Dukagjinit.

Këtë informacion e kanë mohuar nga Ministria e Mbrojtjes.

“Jo, nuk është e vërtetë”, ka thënë zëdhënësja e ministrisë së Mbrojtjes, Liridona Gashi.

Shija e redaktorit

Edi Rama merr dhuratë nga Rexhep Selimi: Ma përcolli sot...

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka marrë dhuratë një pikturë me përkrenaren e Skënderbeut nga Rexhep Selimi. Në një postim në rrjetet sociale<a href="http://<iframe src="https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fediramaal%2Fposts%2Fpfbid02PQ6a5X5tJPRH6vFVLUxs9rQnDsKmcvppdUZMx7anrnr2hL4B3rkAacb8eHe9So3el&show_text=true&width=500"...

Mbledhja e përbashkët e dy kuvendeve, Kosovë – Shqipëri mbyll...

Mbledhja e përbashkët e parlamenteve të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë i ka përmbyllur sot punimet e saja të cilat i zhvilloi...

Osmani: Shqipëria dhe Kosova, dy pjesë të pandashme të një...

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka thënë se Kosova dhe Shqipëria janë dy shtete të pandashme që janë pjesë e një kombi të madh. Ajo...

Të fundit nga rubrika