Maqedonci kërkon reagim më të ashpër të ndërkombëtarëve ndaj grupeve terroriste serbe

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka kërkuar reagime të forta dhe të qarta nga komuniteti ndërkombëtar ndaj veprimeve të grupeve terroriste të mbështetura nga strukturat shtetërore të Serbisë gjatë takimit të Ministrave të Mbrojtjes të vendeve anëtarë të ShBA-Kartës së Adriatikut (A5). Në adresimin e tij, ai theksoi rëndësinë e bashkëpunimit rajonal për të adresuar sfidat e reja të sigurisë dhe implikimet për vendet në rajonin e Adriatiku

Njëri nga të arrestuarit serb për sulmin terrorist në veri në Gjykatën Themelore në Prishtinë, 26 shtator 2023.

Gjatë takimi të ministrave të Mbrojtës të vendeve anëtare të ShBA-Kartës së Adriatiku (A5), ministri i Mbrojtjës, Ejup Maqedonci, ka kërkuar reagim më të qartë dhe më të ashpër të ndërkombëtarëve kundrejt veprimeve të grupeve terroriste të mbështetura nga strukturat shtetërore të Serbisë.

Maqedonci mori pjesë në këtë takim si kryesores aktual i Kartës, ku u diskutua për situatën aktuale të sigurisë në suaza globale, si dhe për sfidat e reja dhe implikimet e sigurisë së vendeve të rajonit tonë dhe më gjerë.

“Ministri Maqedonci, në adresimin e tij, theksoi rëndësinë e jashtëzakonshme të bashkëpunimit rajonal, me qëllim përballjen me sfidat e reja sigurisë, që vijnë si rezultat i qasjes keqdashëse të akterëve rajonalë e globalë.  Gjithashtu, theksoi edhe një herë se Republika e Kosovës pret reagim më të qartë dhe më të ashpër të komunitetit ndërkombëtar kundrejt veprimeve të grupeve terroriste të mbështetura nga strukturat shtetërore të Serbisë dhe theksoi vendosmërinë e Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe institucioneve të sigurisë për ruajtjen e sovranitetit dhe mbrojtjes së integritetit territorial të vendit, gjithnjë duke u koordinuar me partnerët ndërkombëtarë”, thuhet në njoftim e Ministrisë.

Në fund, ministri kërkoi mbështetjen e vendeve anëtare për anëtarësim e plotë të Republikës së Kosovës në SHBA-Kartën e Adriatikut (A5), si nismë regjionale për t’i hapur mundësitë për iniciativa tjera regjionale dhe rrugën tonë euroatlantike.

Siç thuhet në njoftim, në takim morën pjesë ministrat e Mbrojtjes së Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë, Malit të Zi dhe Kosovës, zëvendëssekretarja e mbrojtjes së SHBA, si dhe përfaqësues nga Ministritë e Mbrojtjes së Kroacisë, Sllovenisë, Bosnje Hercegovinës dhe Serbisë.

“Në margjinat e kësaj ngjarjeje, Maqedonci realizoi takime bilaterale me zëvendëssekretaren e Mbrojtjes së SHBA, Celeste A. Wallander, ministren e Mbrojtjes së Maqedonisë së Veriut, Slavjanka Petrovska, ministrin e Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë, Niko Peleshi, ministrin e Mbrojtjes së Malit të Zi, Dragan Krapoviq”.

Shija e redaktorit

“Dukagjini Resort” te Rana e Hedhur, në fillim të rrugës...

"Dukagjini Resort" është një projekt i jashtëzakonshëm arkitekturor te Rana e Hedhur, në kilometrat e parë të rrugës së re Shëngjin-Velipojë. Resorti, puna për ndërtimin...

Distria Krasniqi shpallet për herë të tretë kampione e Evropës...

Distria Krasniqi ka shkëlqyer sërish në arenën ndërkombëtare të xhudos, duke fituar medaljen e artë në Kampionatin Evropian që po mbahet në Podgoricë të...

Kongresi Amerikan paraqet rezolutë kundër krimeve të dhunës seksuale në...

Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), njofton se Kongresi Amerikan paraqet Rezolutën 26 – një zë i fuqishëm kundër krimeve...

Të fundit nga rubrika