Maqedonci në Itali takohet me homologun e tij, diskutojnë për situatën në Ballkan

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci është pritur në takim nga ministri i Mbrojtjes së Italisë, Guido Crosetto,. Në këtë takim është diskutuar për rëndësinë e vazhdimësisë së bashkëpunimit mes dy shteteve në fushën e mbrojtjes

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci dhe homologu i tij italian, Guido Crosetto

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ishte në vizitë zyrtare në Itali me ftesë të homologut të tij italian, Guido Crosetto.

Ministrat Maqedonci dhe Crosetto kanë diskutuar rreth situatës aktuale në Ballkanin Perëndimor, rëndësinë e vazhdimësisë së bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve në fushën e mbrojtjes.

“Falënderova ministrin Crosetto për mbështetjen dhe kontributin që Italia ka dhënë në Kosovë përmes trupave ushtarake dhe të sigurisë si pjesë e KFOR-it dhe EULEX-it. Ndërsa theksova se synimi i Kosovës është i qarta”, ka shkruar Maqedonci.

Ai është shprehur se angazhimi ynë për t’u anëtarësuar në organizatat euroaltantike reflekton vlerat demokraktike dhe properëndimore “që përqafojmë si shtet”.

“Jemi të vendosur që përkrah aleatëve tanë strategjikë, Kosova të jetë garantuese e sigurisë përveçse konsumuese e saj”, është shprehur ministri i Mbrojtjes.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika