Maqedonci: Pakoja e parë me ndihma ushtarake nga Kosova për në Ukrainë do të dërgohet këtë javë

Derisa ka deklaruar se janë gjithmonë të gatshëm të mbështesin “luftën e drejtë për liri” të Ukrainës, ministri i dikasterit të Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka treguar se Qeveria e Kosovës ka vendosur të ofrojë dy pako mbështetëse për Ukrainën, ku e para do të dërgohet këtë javë

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka deklaruar se janë gjithmonë të gatshëm të mbështesin “luftën e drejtë për liri” të Ukrainës.

Maqedonci ka thënë se ndihma, të cilën ai e quan modeste, është shumë e rëndësishme për Ukrainën në këtë fazë të vështirë të luftës së tyre për liri.

“Qeveria e Kosovës ka vendosur të ofrojë dy pako mbështetëse për Ukrainën. Pakoja e parë do të dërgohet këtë javë për në Ukrainë dhe përbëhet nga kamionë taktikë, automjete taktike dhe autoblinda ushtarake”, ka thënë ministri i Mbrojtjes për Anadolu.

Maqedonci ka treguar se pakoja e dytë përbëhet nga predha mortajash 120, 81 dhe 60-milimetërshe.

“Kurse pakoja e dytë që përbëhet nga predha mortajash 120, 81 dhe 60-milimetërshe, do të dërgohet gjithashtu së shpejti në Ukrainë”, ka shtuar ai.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika