Maqedonci për ndërtimin e fabrikës së municioneve: Jemi në koordinim të ngushtë me partnerët

Ejup Maqedonci, ministër i Mbrojtjes.

Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci ka dhënë detaje shtesë rreth vendimin për formimin e komisionit, i cili siç tha ai, do të hulumtojë dhe do të diskutojë rreth hapjes së një fabrike shtetërore për prodhimin e municionit.

Maqedonci në konferencë për media tha se kanë zhvilluar në vazhdimësi komunikim dhe koordinuar me partnerët, teksa shtoi se Ministria e Mbrojtjes së Turqisë e kanë dërguar një “raport fizibiliteti” për projektin e krijimit të një fabrike shtetërore e municionit në Kosovë.

Maqedonci shtoi se do të themelohet një komision ndërministror për qëllim të vlerësimit dhe nisjes së procedurave dhe negociatave lidhur me hapjen e fabrikës për prodhimin e municionit dhe laborator mbi dizajnimin e fluturakeve pa pilot në Republikën e Kosovës.

“Ky komision do të negociojë rreth hapjes së një fabrike shtetërore për përpunimin e municionit. Ne jemi koordinuar me partnerët tanë dhe kemi pranuar një raport të fizibilitetit për hapjen e një fabrike shtetërore. Nuk do ta pengojë sektorin privat, inkurajohen të gjitha kompanitë private që të punojnë në këtë drejtim. Fluturaket pa pilot është duke u aplikuar në luftërat në Ukrainë dhe Lindje të Mesme dhe me këtë rast vendi ynë do të dizajnoj këto fluturake. Kemi shumë bashkëpunime me partnerët tanë dhe në ditët e ardhshme do të bëhet publike më shumë detaje”, tha ai.

Ai tha se tani më shumë se kurrë – shkaku i konflikteve në botë – proceset e tilla janë të nevojshme dhe kështu Kosova do të mund t’u ndihmojë edhe aleateve të saj me rezervat e prodhuara në vend.

Ai shtoi se municionet e prodhuara se do të jenë sipas standardeve të NATO-s.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika