Maqedonci për stërvitjet e grupeve terroriste: Shqetësuese, ne jemi të përgatitur

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, për informacionet se grupet terroriste dhe paramilitare vazhdimisht po kryejnë përgatitje pranë kufirit me Kosovën deklaroi se është “shqetësuese”, por që sipas tij Kosova ka kapacitete të përgatitjes dhe institucionet e vendit janë të gatshme në ruajtjen e rendit, ligjit dhe shtrirjen e sovranitetit.

Maqedonci, në “Five” të Televizionit Dukagjini, tha se vigjilenca e shtuar tek institucionet e Kosovës e bën që grupet paramilitare dhe terroriste të jenë të “pasigurta” për ndonjë sulm të radhës.

“Është shqetësuese, mirëpo duhet të kemi parasysh se ne jemi të përgatitur dhe më të gatshëm se kurrë për t’iu përgjigjur çdo kërcënimi dhe rreziku për vendin tonë. Kjo u dëshmua edhe gjatë sulmit të 24 shtatorit. Por pas sulmit të 24 shtatorit, shtrirja e sovranitetit, rendit dhe ligjit, prezenca e Policisë së Kosovës në veri dhe vigjilenca e shtuar në institucionet e vendit e bën më të sigurt Kosovën. Dhe më të pasigurt e bën që grupet paramilitare e terroriste qëndrimin e këtyre grupeve dhe mundësinë që këto grupe të kenë sukses në ndonjë sulm të radhës. Pavarësisht krejt këtyre sfidave, institucionet e sigurisë janë të gatshme”, deklaroi Maqedonci.

Maqedonci theksoi se para sulmit të 24 shtatorit në Banjskë të Leposaviqit,  grupet e tilla paramilitare dhe terroriste më herët kanë penguar shtrirjen e plotë të sovranitetit dhe kanë frikësuar qytetarët e veriut të vendit.

“Për disa herë janë paraqitur fakte dhe informacione për organizimin e këtyre grupeve dhe vazhdimin e organizimit të grupeve kriminale  brenda territorit të Serbisë, me synim për të kaluar në territorin të Kosovës. Për disa vite këto grupe kanë kontrolluar pjesën veriore të Kosovës, jo vetëm politikisht por edhe në aspekte të tjera si kriminalitete etj. Para gjithash kanë mbajtur të frikësuar qytetarët e vendit në veri, me qëllim pengimin e integrimit të tyre në strukturat dhe shoqëritë kosovare. Kanë penguar shtrirjen e sovranitetit, ligjit  dhe rendit në pjesën veriore. Këto grupe vend që të ndëshkohen nga autoritetet serbe, ato mbështeten”, deklaroi ai.

Maqedonci shtoi se nga këto grupe edhe vetë Serbia është e rrezikuar nga cenimi i sigurisë.

“Vetë mosndëshkimi I tyre është cenim I sigurisë jo vetëm për Kosovën, por edhe vendet e tjera të Ballkanit, por edhe për vetë Serbinë. Prezenca e këtyre grupeve paramilitare të armatosura dhe të uniformuara dhe duke zhvilluar stërvitje dhe  përgatitje në territorin e Serbisë, është cenim edhe për sigurinë e Serbisë. Serbia I vlerëson si struktura të veta dhe I mbështet. Mosndëshkimi I grupeve të tilla dhe janë të lira siguria dhe stabiliteti në vendin tone”.

Ndryshe, Maqedonci e ka quajtur akt terrorist hedhjen e një mjeti shpërthyes në Liqenin e Ujmanit.

Maqedonci, në “Five” të TV Dukagjinit, tha se kjo është bërë për t’i frikësuar qytetarët e veriut pa dallim etnie.

“Dihet që pas sulmit të 24 shtatorit kemi pasur një vendosje nënkontroll të veriut në aspektin e ligjit, kemi situatë më të qetë se para sulmit. Mbesin praprë elemente të caktuara, të ndikuara nga strukturat shtetërore në Serbi… ndikojnë nga persona të caktuara për të kryer akte terroriste”, tha ai.

Po ashtu, sipas tij, ky veprim ka të bëjë edhe me qëllime politike për ta destabilizuar pjesën veriore të Kosovës.

“Patjetër, hedhja e granatës së dorës, apo cfarëdomjeti eksploziv, është një akt terrorist, me qëllim frikësimin dhe arritjes së një qëllimi politik për destabilizim, ka prapavijë politike. Është realizuar me synimin për ta destabilizuar veriun, dhe t’I mbajë të frikësuar qytetarët pavarësisht etnisë”, vijoi ai.

 

 

Shija e redaktorit

Në garë me shtëpi botuese nga gjithë Evropa, “Dukagjini” fiton...

Botimi shkollor “Edukatë muzikorë 3” i shtëpisë botuese “Dukagjini” ka triumfuar në garën ‘‘Grupi i Botuesve Evropianë për Arsim – EEPG, duke fituar çmimin...

“Respektohej nga Lindja e Mesme deri në ShBA” – Hoxhaj...

Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës dhe aktualisht deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka vlerësuar lart rolin e ish-myftiut dhe ish-ambasadorit Rexhep Boja,...

Shqipëria nis negociatat për anëtarësim në BE, Rama: Një hap...

Shqipëria ka bërë një hap në rrugën e saj drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian (BE) duke hapur zyrtarisht kapitujt e parë të...

Të fundit nga rubrika