Maqedonci pret në takim ambasadorin bullgar, diskutojnë për thellimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes

Në takimin mes ambasadorit të Bullgarisë, Hristo Gudjev dhe ministrit të Mbrojtjes, Ejup Maqedonci është diskutuar për thellimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes

Pamje nga takimi

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, është takuar me ambasadorin e Bullgarisë, Hristo Gudjev.

Në këtë takim është diskutuar për situatën e sigurisë në vend dhe thellimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes.

“Theksova se jemi të vendosur në rrugëtimin tonë drejt anëtarësimit në NATO dhe BE, për t’i kontribuuar stabilitetit dhe paqes përkrah partnerëve tanë strategjikë, e në mesin e shteteve aleate, sigurisht shohim dhe Bullgarinë”, ka thënë Maqedonci.

Ambasadori Gudjev ka shprehur gatishmërinë për bashkëpunim, duke theksuar se Kosova ka pasur gjithmonë përkrahjen e Bullgarisë, duke shërbyer si pjesë e misionit të KFOR-it dhe EULEX-it, por që dhe si misione diplomatike përkrahin integrimin e Kosovës në organizatat euroatlantike.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika