Maqedonci pret në takim zyrtarin e gjeneratës më të re të Policisë së Kosovës, Rinor Osmani

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci është takuar me zyrtarin e gjeneratës më të re të Policisë së Kosovës, Rinor Osmani

Pamje nga takimi

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka pritur në takim zyrtarin e gjeneratës më të re të Policisë së Kosovës, Rinor Osmani.

“Në një bashkëbisedim të shkurtër por shumë përmbajtjesorë, tek Rinori vërehej serioziteti, përgjësia e lartë ndaj detyrës dhe vullneti i jashtëzakonshëm për t’i shërbyer Republikës së Kosovës nën uniformën e Policisë”, ka thënë Maqedonci.

Maqedonci ka pranuar një “dhuratë të veçantë” nga Osmani dhe ajo është “Gradat e Kadetit Policor”, të cilat i ka bartur vet ai gjatë kohës sa ishte kadet, dhe sipas ministrir ato janë “kujtimi më i mirë i hapave të parë në rrugëtimin e gjatë për t’i shërbyer vendit tonë të çmuar”.

Ai ka thënë se me gjenerata të tilla të përgatitura, Policia Kosovës po dëshmon çdo ditë që është shembull për shumë vende tjera.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika